Flash

Dy plumba në gjoks dhe një në kokë, detaje nga vrasja në Laç

Lapsi.al 24 February 2025
Dy plumba në gjoks dhe një në kokë, detaje nga vrasja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u regjistrua këtë të hënë në Zhejë të Laçit ku u vra me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mamli. Bëhet me dije se drejt Mamlit është qëlluar me një armë zjarri pistoletë, ndërsa në trupin e tij janë konstatuar tre plumba, njëri prej të cilëve e ka prekur në kokë dhe dy të tjerët në gjoks.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq dy janë pistat ku po heton policia, ajo e konfliktit të pronës dhe e hasmërisë. Pista e parë lidhet me faktin se viktima është gjetur i pajetë nga një banor i zonës në një tokë që po hapej pak metra larg banesës së tij. Ndërsa pista e dytë lidhet me faktin se në shtator të vitit 2015 djali i viktimës Enrik (Elton) Mamli, ka vrarë Naim Tafën në Mamurras. Rasti vijon të jetë në sitën e hetimeve dhe këto pista hetimi janë paraprake.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve të cilët ndodhen aktualisht në arrati. Ndërkohë vijojnë gjithashtu hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Vrasje në Laç, identitikohet viktima (Emri)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Zhejë të Laçit. Vikitma është identifikuar si Dod Mamli. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

18:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI