Flash

Berisha i bën një lexim ndryshe sulmit të Veliajt ndaj prokurorit Dado

Lapsi.al 24 February 2025
Berisha i bën një lexim ndryshe sulmit të Veliajt ndaj prokurorit

Sali Berisha thotë se dënon kërcënimin personal që Erion Veliaj ka bërë ndaj prokurorit Olsi Dado, duke theksuar se mesazhi që kryetari i bashkisë jep është kërcënim për dëshmitarët.

Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se ‘Veliaj i ka shanset ka zero që ta agresojë fizikisht prokurorin, por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua’. 

Sipas Sali Berishës ky është një akt i rëndë i pengimit të drejtësisë, ndaj theksoi se PD po shqyrton modalitetet për ta paditur atë.

“Ndaj i them Veliajt se me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do përgjigjesh shumë rëndë”, tha Berisha.

"Së fundi dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të dënueshëm të Erion vjedhësit, Erion hajdutit kërcënimin me personale të Olsi Dados. Unë e kam pak ndryshe problemin këtu. Unë jam kundër çdo kërcënimi personal, nuk mund të ketë kërcënime personale, sepse pastaj është vetëgjyqësi. Po mesazhi që jep ky hajdut, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve. Kërcënimi i tij për Olsi Dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes që kanë këta prokurorë, ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht, por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua. Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se ky. PD po shqyrton modalitetet për ta padisë për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve. Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi i dëshmitarëve, të cilët kanë merita. Cdo njeri që pranon të zbardhë një krim ka merita. Ndaj i them Veliajt se me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do përgjigjesh shumë rëndë. Po të jetë puna për ata skapistë, ata të kursyen ty djegësin 130 mln euro që nuk ekziston, 5D që vetëm hoteli i qelqtë kushton mbi 75 mln euro." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Klotilda Bushka në SPAK

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë se zonja Bushka është nën hetim për pengim të hetimeve ...

12:10

Parashikimi/ Java nis me vranësira dhe shi

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si ...

07:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI