Flash

3-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Shkodrës, e motra 7 vjeçe në gjende të rëndë

Lapsi.al 24 February 2025
3-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Shkodrës, e

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër, ku një 3-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Rajonal, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. Policia ka bërë publike detajet e para të hetimit, duke sqaruar se fëmijët ishin paraqitur fillimisht në spital më 21 shkurt nga babai i tyre, shtetasi S.H., me dyshime për virozë stine.

Pas trajtimit, ata u larguan për në shtëpi, por gjendja e tyre u përkeqësua gjatë natës. Mëngjesin e 22 shkurtit, prindërit i dërguan sërish në spital, ku fatkeqësisht 3-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa motra e tij u transportua drejt Tiranës për kujdes të specializuar.

Mjekët e Shkodrës dyshojnë për një helmim në gjak, por analizat e plota janë dërguar në toksikologjinë e Tiranës për një konfirmim zyrtar. Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së fëmijës dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine.

Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.

Të këshilluara

Klotilda Bushka në SPAK

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë se zonja Bushka është nën hetim për pengim të hetimeve ...

12:10

Parashikimi/ Java nis me vranësira dhe shi

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si ...

07:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI