Flash

Zelensky: Gati të jap menjëherë dorëheqjen nëse Ukraina futet në NATO

Lapsi.al 23 February 2025
Zelensky: Gati të jap menjëherë dorëheqjen nëse Ukraina

Volodymyr Zelensky thotë se është gati të japë "menjëherë" dorëheqjen në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Presidenti ukrainas e ka bërë këtë deklaratë gjatë përgjigjes së pyetjeve në përfundim të forumit "Ukrainë: Viti 2025".

I pyetur se çfarë garancish sigurie kërkon nga Trump, ai tha: “Nëse më duhet të largohem nga kjo karrige, jam gati ta bëj këtë dhe madje mund të shkëmbej qëndrimin tim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”.

“Do të isha i lumtur të hiqja dorë nga presidenca nëse do të ishte për paqen e Ukrainës” – shtoi ai. Duke theksuar se tani ai është i fokusuar në sigurinë e Ukrainës tha se nuk synon të mbetet president për një dekadë.

Në një konferencë për shtyp, Zelensky tha se ishte "mirënjohës" për mbështetjen e administratës Biden dhe Trump, por shtoi se ai priste "mirëkuptim" nga presidenti aktual amerikan për garancitë e sigurisë. “Unë dua që të ketë mirëkuptim të ndërsjellë me Trump”, - shtoi ai.

Zelensky shpjegoi se ai e kishte ftuar Trumpin në Ukrainë, por shtoi se "për fat të keq, ende nuk ia kemi dalë. Ndoshta ai do të vijë ose ndoshta unë do të shkoj në Uashington dhe do të jetë shumë e dobishme" - shpjegoi ai.

Presidenti ukrainas tha se dëshiron të takohet me Trump përpara se presidenti amerikan të takohet me Vladimir Putin për të trajtuar gjithashtu edhe dosjen e mineraleve të rralla. "Ne duhet të takohemi dhe të flasim për këtë. Mendoj se ky takim duhet të jetë i drejtë, që do të thotë përpara se Trump të takohet me Putinin" - shtoi ai.

Zelensky tha se Kievi dhe Uashingtoni janë më afër një marrëveshjeje për qasjen e SHBA në burimet minerale të Ukrainës në këmbim të ndihmës për sigurinë.

"Ne po bëjmë përparim" - tha Zelensky. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se "nuk do të nënshkruajë diçka që do të paguhet nga dhjetë breza ukrainas", duke iu referuar kërkesës së Trump për 500 miliardë dollarë, të cilën Kievi e konsideroi të tepërt.

"Ne jemi gati të ndajmë" burimet, shtoi lideri ukrainas, i cili megjithatë pret që Uashingtoni së pari të sigurojë që Putini do "t'i japë fund kësaj lufte".

Ndërkohë, një zyrtar rus tha se raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi do të zhvillohet në fund të javës së ardhshme. Bisedimet, shtoi ai, do të jenë në nivel të drejtorëve politikë.

I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff tha këtë në një intervistë për CNN se "lufta, pavarësisht se kush e filloi, duhet të përfundojë. Presidenti dëshiron të jetë një paqebërës" - shtoi ai. Witkoff tha se pret që marrëveshja për mineralet me Ukrainën të nënshkruhet këtë javë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI