Flash

SHBA kritikon mbylljen e katër qendrave sociale serbe në Kosovë

Lapsi.al 23 February 2025
SHBA kritikon mbylljen e katër qendrave sociale serbe në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shprehu të dielën shqetësimin për mbylljen e papritur dhe të pabashkërenduar të zyrave për Punë Sociale të Serbisë në veri të Kosovës, një veprim që siç u tha mund të dëmtoj marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, ambasada amerikane tha se “këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”.

Reagimi i ambasadës pasoi operacionin e së premtes të policisë së Kosovës e cila mbylli katër degë të Qendrës për Punë Sociale të Serbisë që vepronin në veri të vendit, nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe ndikim të votuesve në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Policia tha se aksioni pasoi arrestimin e katër zyrtarëve të kësaj qendre në Zubin Potok me 8 shkurt, nën dyshimin për veprën “cenim i vullnetit të votuesve”.

Sipas policisë, zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, dyshohet se nëpërmjet kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar qytetarët se si të votojnë, duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike”.

Aksioni i policisë nxiti reagimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, të cilët e vlerësuan atë përshkallëzues ndërsa kërkuan reagim ndërkombëtar për të dënuar siç u tha “këto lëvizje që rrezikojnë jetën e mijëra përdoruesve të përfitimeve sociale”.

Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi fitoi shumicën e votave të serbëve në zgjedhjet parlamentare të mbajtura gati dy javë më parë në Kosovë. Kjo listë po synon të mbajë 10 vendet e rezervuara për komunitetin serb në parlamentin e Kosovës.

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në raportin vlerësues për procesin e zgjedhjeve tha se shumë bashkëbisedues raportuan për trysni nga anëtarët e Listës Serbe ndaj votuesve dhe se kishte ndërhyrje të hapur dhe të përsëritur nga Serbia.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit shënuan edhe rikthimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në proceset zgjedhore në Kosovë pas bojkotimit të disa proceseve të kaluara si zgjedhjet e fundit lokale. /VOA

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Depërtimi i masave ajrore relativisht të ftohta dhe të thata do të bëjë që moti të jetë i qëndrueshëm e kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesat...

09:53

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI