Flash

Dalin “exit poll”/ Kush i fiton sot zgjedhjet në Gjermani

Lapsi.al 23 February 2025
Dalin “exit poll”/ Kush i fiton sot zgjedhjet në Gjermani

Kanë dalë para pak çastesh exit poll për zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot në Gjermani. Ashtu siç pritej (foto kryesore) CDU/SCU renditet e para me 29% të votave.

Në vend të dytë vjen AfD, radikale e djathtë me 19.5% të votave. SPD në pushtet e kancelarit Olaf Scholz vjen e treta me 16% të votave. Grafiku më lart tregon edhe diferencat me zgjedhjet e kaluara. Më poshtë ndarja e vendeve në Bundestag. 

gjermani

Ndërsa më poshtë janë disa projeksione të bëra nga DW për mënyrat se si mund të formohet qeveria e re duke kujtuar se duhen të paktën 316 vota për të bërë shumicën.

59.2 milionë gjermanë kishin të drejtë të votojnë në këto zgjedhje, rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj. 2.3 milionë të rinj kishin të drejtë vote për herë të parë duke përbërë 3.9% të të gjithë votuesve.

Pas reformës zgjedhore, numri i deputetëve është kufizohet në maksimumi 630 deputetë. Bundestagu do të ketë më shumë se 100 anëtarë më pak pasi aktualisht janë 733 deputetë.

LEXO EDHE: A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Në zgjedhje morën pjesë 29 parti, dukshëm më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kur u pranuan 47 parti. Numri i kandidatëve për deputetë është 4506, dukshëm më i ulët se zgjedhjet e vitit 2021, atë kohë ishin 6211.

Janë 5 kandidatë për kancelar dhe nuk ka pasur kurrë kaq shumë në Gjermani. Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit. AfD ka emëruar Alice Weidel, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW ka emëruar kandidate për kancelare, Sahra Wagenknecht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI