Flash

Del SONDAZHI/ Cila është mbështetja e ukrainasve sot për Zelensky

Lapsi.al 23 February 2025
Del SONDAZHI/ Cila është mbështetja e ukrainasve sot për

24 shkurti shënon 3-vjetorin e fillimit të sulmit rus në Ukrainë. Përvjetori vjen mes përpjekjesh ndërkombëtare që synojnë t'i japin fund konfliktit. Ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump po kritikon Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets njofton nga Kievi për një studim që tregon se shumica e popullatës së Ukrainës mbështet Presidentin Zelenskyy dhe nuk dëshiron zgjedhje të reja presidenciale në kohë lufte.

Volodymyr Zelenskyy u bë president i Ukrainës në maj 2019, duke fituar mbi 73% të votave. Menjëherë pas zgjedhjeve, mbështetja e tij shënoi një rekord për Ukrainën, thotë Anton Hrushetskyi, drejtor ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev (KIIS).

"Rreth 90% kishin besim tek presidenti, por më pas ky tregues ra në 35% në prag të sulmit të Rusisë në vitin 2022", tregon ai.

Zoti Hrushetskyi thotë se menjëherë pas sulmit të forcave ruse, mbështetja për Presidentin Zelenskyy u rrit në 90%, sipas një anketimi të institutit.

Anketimi i fundit u bë në fillim të shkurtit.

“Aktualisht, 57% e ukrainasve kanë besim tek Zelenskyy dhe 37% jo”, thotë zoti Hrushetskyi.

Rënia e mbështetjes është mjaft e zakonshme për shoqërinë ukrainase, thotë Olha Aivazovska, kryetare e bordit në organizatën për mbështetjen e demokracisë Rrjeti Civil OPORА.

“Shoqëria ukrainase është unike. Ajo, në parim, nuk e mbështet qeverinë. Për të gjithë periudhën e pavarësisë, vetëm një president është rizgjedhur dy herë, kështu që vlerësimi aktual i presidentit është mjaft i lartë. Në fund të mandatit të Yushchenkos, mbështetja për të ishte rreth 5%”, thotë ajo.

Viktor Yushchenko humbi zgjedhjet në vitin 2010.

Por mbështetja për zotin Zelenskyy, cilado qoftë ajo, nuk është një arsye për të folur për zgjedhjet presidenciale tani, thotë politologu ukrainas Mykola Davydiuk.

“Ndërpreja e luftimeve, përfundimi i luftës, arritja e zgjidhjeve paqësore, kjo është një arsye për të folur për zgjedhje”, thotë ai.

Mandati presidencial i zotit Zelenskyy do të kishte përfunduar vitin e kaluar nëse nuk do të kishte qenë lufta. Ligji ukrainas ndalon mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

“Nga aspekti organizativ, mbajtja e zgjedhjeve është një proces shumë i vështirë, sepse vija e demarkacionit, vija e frontit, nuk është e qëndrueshme. Niveli i kërcënimit nga Rusia për çdo rajon të Ukrainës është jashtëzakonisht i lartë”, thotë zonja Aivazovska.

Organizata OPORA ka monitoruar zgjedhjet në Ukrainë për 20 vite. Zonja Aivazovska thotë se Ukrainës do t’i duhet të paktën një vit kohë pas vendosjes së një armëpushimi, për të filluar fushatën zgjedhore.

Vendi ka nevojë për garanci sigurie dhe një zgjidhje se si të organizohet votimi për personelin ushtarak dhe refugjatët, thotë zonja Aivazovska.

“Kemi 7 milionë e gjysmë qytetarë jashtë vendit, 65% e të cilëve kanë të drejtë vote. Nëse nisim zgjedhjet, duhet të jenë të gjitha garancitë që do ta përfundojmë këtë proces, sepse një sulm me raketa në ditën e zgjedhjeve do të shkaktonte një rënie të pjesëmarrjes në 5-10%”, thotë ajo.

Kjo mund të çojë në delegjitimim të plotë të qeverisë, nga e cila do të përfitojë Rusia, thotë zonja Aivazovska. Studiuesi politik Davydiuk është dakort.

“Ka një dëshirë për t’i ndryshuar autoritetet. Por në të njëjtën kohë, ekziston një konsensus - kjo nuk mund të bëhet gjatë luftës, për një arsye: Putini do të përfitojë nga kjo”, thotë zoti Davydiuk.

Sipas anketimit të institutit KIIS, rreth 70% e ukrainasve janë kundër zgjedhjeve gjatë fazës aktive të luftës. /VOA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI