Flash

Berisha premton: 5 vite pa taksa për çdo emigrant që kthehet dhe investon në Shqipëri

Lapsi.al 23 February 2025
Berisha premton: 5 vite pa taksa për çdo emigrant që kthehet

Kreu i PD, Sali Berisha premtoi para emigrantëve në Athinë ta “Bëjë Shqipërinë Madhështore Përsëri” sipas sloganit të Donald Trump.

Sipas tij, me PD në pushtet pas 11 majit, “Shqipëria do të jetë e teknologjive më të larta, do të jetë Shqipëria e internetit tre, do të jetë Shqipëria e blockchain, e kriptomonedhave, e inteligjencës artificiale, do të jetë Shqipëria e të rinjve më të aftë më të zot në fushën e hi tech dhe data center”.

LEXO EDHE: Berisha në Athinë: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë 

Perisha tha se projekti i PD parashikon rritja progresive të numrit të shqiptarëve në Shqipëri duke falur taksat për ata që investojnë në vend.

LEXO EDHE: Berisha në Athinë: Nga marrëveshja e PD për detin fitonin të dyja palët

“Ju garantoj ju, se cilido nga ju që do të kthehet në Shqipëri do të ketë një periudhë 5 vjeçare pa asnjë taksë. Secilido prej jush që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Shqipëria do të vendosë të njëjtin regjim, po ato subvencione që ka Greqia për bujqësinë, që kanë vende të Bashkimit Europian” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI