Flash

Berisha në Athinë: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë

Lapsi.al 23 February 2025
Berisha në Athinë: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të

Gjatë takimit në Athinë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kishte në krah eurodeputetin Fredi Beleri. Ai akuzoi Ramën për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

“Çfarë qëndronte mbrapa? Ta dini ju, ta dinë shqiptarët dhe e gjithë bota. Kanioni i Gjipesë. Po. Unë u skandalizova nga ajo skenë që pashë miq. Po merrte mandatin, nuk e linte të betohej, ndërkohë që çdo shqiptar i burgosur gjatë 34 viteve që nuk ishte dënuar, ishte betuar për kryetar bashkie, deputet se kushtetuta nuk e ndalon. Këtë nuk e lejonte të betohej në asnjë mënyrë.

Unë deklaroj se pas këtij akti qëndronin interesa mafioze. Një gazetar guximtar investigativ na nxjerr se Edi Rama pa asnjë dokument kadastral, as të sulltanit, as të mbretit as të diktaturës, pa asnjë dokument konfiskimi kishte marrë me emrin e nënës së tij të ndjerë, kanionin e Gjipesë.

Dhe kur ra në çark, thoshte se ku është atje lart, sikur ishte në majë të Çikës, kanioni ishte buzë ujit 224 mijë metër katror tokë. Ja pra miq se cila ishte për Edi Ramën interesi i marrëdhënieve me Greqinë, ja pra se cili ishte interesi i bashkëjetesës tuaj me grekët në këtë tokë” – tha Berisha.

“Tani duhej ti vinim flakën marrëdhënieve për kanionin e Gjipesë. Absolutisht. Çfarë ndodhi pastaj me Petron. 6200 zgjedhës të cilët në çdo zgjedhje kanë marrë pjesë në votime se u shtyhet afati, i la pa votuar vetëm që të humbiste Petroja të cilin e votuan qytetarët e Himarës, nuk e votuan të tjerët. Se çbëri ai, e di vetë.

Pra a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi parime të tilla, mbi terror policor, a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi rrembim mandatesh. Beleri nuk është rasti i parë. Ku është Spiro Ksero, një njeri i ndershëm, një ministër efecient, absolutisht i dënuar për qëllime politike. Por prisni, është i vetmi qytetar në Republikën e Shqipërisë që është dënuar 1 vit burg dhe 8 vite heqjen e të drejtës së zgjedhjes.

E kuptoni ju, sepse Spiro Ksera kishte një autoritet në Gjirokastër si tek minoritarët jo tek minoritarët dhe meqenëse përbënte një problem elektoral urdhëron ta ndalonte 8 vite të mos kandidojë. Pse u ndala në këto raste. U ndala sepse narkodiktatori shqiptar nuk ka përveç interesave të tij dhe pushtetit të tij, asnjë interes kombëtar, asnjë interes qytetar është i gatshëm të bëjë dhe të ndërmarrë çdo vendim” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI