Flash

Berisha flet në mediat greke: Rama është narkodiktator

Lapsi.al 23 February 2025
Berisha flet në mediat greke: Rama është narkodiktator

Gjatë qëndrimit në Athinë, kreu i PD-së Sali Berisha dha një intervistë për gazetarin grek Christos Mazanitis, e cila u transmetua në edicionin qendror të lajmeve të ANT1 mbrëmjen e së dielës. Berisha tha se në Shqipëri, zgjedhjet janë një farsë ndërsa nuk i kurseua akuzat për kryeministrin Edi Rama.

“Shqipëria është një narkoshtet, ku narkodiktatori (Edi Rama) mobilizon të gjithë vendin në procesin zgjedhor. Ai përdor para për të blerë vota. Përdor mafian, kartelet më të rrezikshëm mafiozë për të kërcënuar njerëzit” - tha Berisha.

“Shqipëria ka tre liderë të opozitës në burg. Fredi Beleri është rasti më tipik ku Edi Rama përdori policinë dhe gjyqtarët e kontrolluar për të arritur qëllimet e tij. Rama kontrollon të gjitha televizionet dhe tani po mbyll TikTok-un sepse të rinjtë e kritikojnë atë. Bashkëpunëtorët e tij janë regjistruar duke pasur lidhje me kartelet e Meksikës, me kartelin Sinaloa” – u shpreh kreu i opozitës.

“Unë gjithmonë kam punuar dhe kam promovuar dialogun për të zgjidhur problemet tona dhe për të ecur përpara. Në vitin 1996, së bashku me Presidentin Stefanopulos, kishim nënshkruar një marrëveshje duke punuar mbi çështjen e zonave detare dhe kishim arritur një marrëveshje shumë të mirë sipas mendimit tim, nga e cila dolëm të dy të fituar,” - tha ai duke folur për marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“Edi Rama nuk iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare. Grekët u përpoqën, por Rama e torpedoi atë. Unë do ta rikthej marrëveshjen dhe do të bashkëpunoja me Greqinë” – tha Berisha.

Sa i përket çështjes Beleri, Berisha tha: “Ajo që bëri në Himarë ishte një provokacion i madh. E bëri për interesat e tij personale. Sepse Beleri nuk donte t’i jepte Ramës kanionin e zonës, të cilin nëna e Ramës dhe kushërinjtë e tij e kanë marrë. Ajo që keni parë është përpjekja e Ramës për të grabitur një nga kanionet më të njohura. Pra, Rama ka vetëm interesa mafioze,” - përfundoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI