Flash

Vodhi 7 automjete luksoze me vlerë 400 mijë euro, shqiptari shpallet në kërkim

Lapsi.al 22 February 2025
Vodhi 7 automjete luksoze me vlerë 400 mijë euro, shqiptari shpallet

Një 41-vjeçar shqiptar, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke si autor i vjedhjes së shtatë automjeteve luksoze dhe tentativës për të vjedhur një tjetër. Amarild Muka nga Tirana, një emër i njohur të paktën prej 13 vitesh për policinë shqiptar, i cili njihet në Greqi edhe me Amarildo apo Amrillo, rezulton të jetë larguar jashtë shtetit.

Automjetet e vjedhura kapnin vlerën e 400 mijë eurove. Raportohet se ai përdorte dy mënyra për t'i vjedhur, një duke arritur të marrë çelësat nga vendi ku ishin varur në parkim privat dhe e dyta duke u shtirur si i afërm i pronarit e duke marrë në mirëbesim çelësat nga rojet e parkingut. Mes automjeteve të vjedhura, rezulton edhe një me targa shqiptare, konkretisht “Mercedes-Benz” AB777VD në pronësi të shtetasit V. Dh, ngjarje e ndodhur në 24.12.2023 në një parking privat në Athinë.

Vendi dhe koha e automjeteve të vjedhura:

09.01.2022 – Në parkingun “Alkiviadou 90 Garage” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” C180 me targa ANP-3736 në pronësi të grekut R. R.

02.09.2023 – Në parkingun “Xentea” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Porsche” Cayenne me targa IHO-3030, me vlerë 50.000 euro, në pronësi të grekut E. L.

20.10.2023 – Në parkingun “Akrokeramos A. E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” ML 350 me targa IMH-9983, me vlerë 22.000 euro, në pronësi të grekut K. Z.

25.10.2023 – Në parkingun “Unitpark” në Athinë, ka vjedhur mjetin “BMË” X5 me targa BKH-3931, me vlerë 80.000 euro, në pronësi të grekut A. K.

24.12.2023 – Në parkingun “Parking Safe Monoprosopi i K E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa AB777VD, në pronësi të shqiptarit V. Dh.

03.02.2024 – Në parkingun “ParkingLand” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa PMB7369, në pronësi të grekes B. T.

23.03.2024 – Në parkingun “Leounakis Xaralampos” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Lexus” me targa XZA-1182, në pronësi të një firme dhe i marë me qira nga grekja G. X.

29.04.2024 – Në parkingun “Akrokeramos A. E”, në Athinë, ka tentuar të vjedhë mjetin “BMW” 316 me targë të panjohur.

Amarild Muka rezulton i arrestuar në Tiranë në mars 2012 për vjedhje në bashkëpunim të një ore dore dhe një celulari.

Në maj 2017 është arrestuar në aksin Mamurras-Lac, pasi u kap duke drejtuar një mjet “Mercedes-Benz”, të cilin e kishte vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 euro e 12.000 lekë. Në nëntor 2017 rezulton i arrestuar në Kamëz, me një pistoletë me silenciator pa leje.

Të këshilluara

Përkeqësohet shëndeti i Papa Françeskut

Vatikani ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar. Sipas Vatikanit, Papa ka bërë transfuzion gjaku dhe gjendja e Atit të Shenjtë ...

20:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI