Flash

Berisha: Më 11 maj vota juaj do të ndajë epoka

Lapsi.al 22 February 2025
Berisha: Më 11 maj vota juaj do të ndajë epoka

Kreu i PD-së, Sali Berisha e mbylli fjalimin e tij në takimin në Parma me shqiptarët e Italisë, duke i bërë thirrje diasporës të regjistrohet deri më 4 mars.

Berisha tha se më 11 maj, vota e emigrantëve të ndajë epokat dhe do të "përmbysë narkoshtetin". Ai shtoi se nuk duhet harruar se shqiptarët i lindin për t’i dalë zot Shqipërisë

"Të dashur miq, 4 marsi është nesër. 4 marsi na fton të gjithë ju, të gjithë shqiptarët në diasporë. Të gjithë shqiptarët në Shqipëri. Të bëjmë gjithçka për regjistrimin në mënyrë që me 11 maj, vota juaj të ndajë epokat. Vota juaj të përmbysë narkoshtetin.

Njeriu në jetë ka ditë, ka ora të veçanta dhe më të veçanta. Por unë u them ju me bindjen time më të thellë se ora më e bukur e njeriut në jetë është ora kur të thërret atdheu. Ajo është ora e të gjitha orave. Ajo është ora në të cilën çdo qytetar, çdo anëtar i kombit ngrihet në forcën e kombit.

Ngrihet në krye të vendit. Ajo është krye-ora e jetës së njeriut. Krye-ora juaj është ora e 11 majit, është dita juaj.

Kurrë mos harroni se shqiptarët i lindin për t’i dalë zot Shqipërisë. Kurrë mos harroni himnin tonë kombëtar se nga lufta veçse ai largohet. Dhe ne nuk largohemi kurrë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. E viva l’Italia. Fitore, fitore, fitore!", tha Berisha.

Të këshilluara

Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër

Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga është vënë një 54-vjeçar, pasi pas një sherri me pronarin e një lokali, s...

14:59

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI