Flash

Shefi i NATO-s jep garanci për KFOR në Kosovë

Lapsi.al 21 February 2025
Shefi i NATO-s jep garanci për KFOR në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve dhe nuk sheh arsye të besojë që mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në aleancën ushtarake perëndimore.

Këto komente i bëri gjatë qëndrimit në Bratisllavë të Sllovakisë, kur u pyet në një debat me studentë se a sheh mundësinë e rifillimit të konfliktit në Kosovë, mes zërave se politika e re amerikane mund të çojë deri te tërheqja ushtarake e trupave në KFOR.

“Nga ajo çfarë unë po kuptoj nga sistemi amerikan është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave apo adaptime të vogla. Por, nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike. Duhet të jemi të sigurt që ne të ruajmë fokusin në Ballkanin Perëndimor, sepse stabiliteti në Kosovë, në Bosnje dhe Serbi është në interesin e të gjithëve ne”, ishin fjalët e Rutte.

Ndërkohë, Kremlini ka mohuar raportimet e ditëve të fundit se zyrtarët rusë u kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara tërheqjen e trupave të NATO-s nga shtetet lindore apo në kufi me Rusinë.

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në fshatin Dragostunjë në Librazhd. Një automjeti tip Hundai, me drejtues Edmond Terovën, është për...

17:40

Rama në Fier, mbledh strukturat e PS

Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, aty ku pritet të zhvillojë një takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut. Rama është shoqëruar edhe...

19:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI