Flash

"RENEA e shtriu përtokë...", detaje nga arrestim i Safet Bajrit

Lapsi.al 21 February 2025
"RENEA e shtriu përtokë...", detaje nga arrestim i Safet

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Safet Bajrit në Shkodër. Sipas Lalës, në fillim Bajrit iu dërgua fletëthirrja nga oficerët e BKH për të dëshmuar në Tiranë dhe ti merrej ADN, por Bajri ka deklaruar se nuk kishte makinë të blinduar.

“Nisur nga kjo, Safet Bajrit i është thënë se duhet të paraqitej në policinë e Shkodrës ku do ti merrje ADN dhe ai ka shkuar atje i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Tahiraj. Në pritje të marrjes së ADN, në ambientet e policisë së Shkodrës kanë mbërritur forcat e RENEA-s të cilat e kanë shtrirë në tokë dhe i kanë vënë prangat për ta transportuar drejt Tiranës ku dhe iu komunikua akuza për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018”, thotë Lala.

SPAK ka dhënë masa sigurie “arrest me burg” për vrasjen e Fatbardh Licit, për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilanin. Sipas SPAK, ekzekutimi i Fatbardh Licit ka ardhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës. Boran Bërcana u vra në 15 korrik 2018 bashkë me partneren Silvi Ndoci.

Të këshilluara

(VIDEO) Berisha si kaubojs në zyrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur krejt ndryshe në zyrën e tij. Ai ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqi...

17:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI