Flash

Rama kundër hetimit të krimeve zgjedhore nga SPAK, vjen përgjigja e Altin Dumanit

Lapsi.al 21 February 2025
Rama kundër hetimit të krimeve zgjedhore nga SPAK, vjen përgjigja

Kreu i SPAK Altin Dumani ka thënë sot se askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrave, duke i kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili doli kundër strategjisë së SPAK për të dalë në terren lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, Dumani prezantoi sot strategjinë e parandalimit të krimeve zgjedhore.

Dumani tha se hetimet e SPAK do kryhen në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik.

"Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e prokurorit të përgjithshme për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave.Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmerisht me shtetin e së drejtës.

Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor.’, deklaroi Dumani.

Ditën e djeshme SPAK publikoi Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor, e cila mbështetet në katër pika kryesore.

Kjo strategji thekson SPAK do të kalojë në sitë të gjithë denoncimet, të cilat lidhen me dyshime për keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike nga subjektet politike, veçanërisht nga qeveria.

Përvec kësaj, SPAK thotë se do monitorohen mediat dhe rrjetet sociale për indicie të mundshme për raste, që lidhen me vepra penale në kuadër të zgjedhjeve.

Çfarë tha Rama dje: 

“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor, sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet.” 

Lexo më tej: Edhe një herë kundër Prokurorisë/ Frika e Ramës nga përgjimet në zgjedhje 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI