Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të ulta

Lapsi.al 21 February 2025
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të ulta

Vend ynë do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes, ndërsa në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 14°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Sarandës. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi verilindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare gjatë gjithë paradites, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta në të gjithë territorin e Kosovës por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -8°C vlera më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 5°C vlera më e lartë e cila pritet në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.

Maqedonia e Veriut

Edhe në territorin e republikës së MV moti do të jetë i kthjellët, por shumë i ftohtë. Për pasojë, orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ndërsa pasditja dhe në vijim do të sjellë, herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe të ftohtë ku temperatura të ulëta priten në rajonin e Ballkanit, ndërsa ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të vijojë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini stuhi ere. Po ashtu me reshje dëbore do të paraqiten alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre.

Të këshilluara

GJKKO refuzon kërkesën e Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar një tjetër kërkesë të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës, e cila kundërshtonte kontrollet e By...

14:53

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI