Flash

Pamjet/ Safet Bajri mbërrin në Tiranë në pranga, duke buzëqeshur

Lapsi.al 21 February 2025
Pamjet/ Safet Bajri mbërrin në Tiranë në pranga, duke

I buzëqeshur dhe në dukje i pashqetësuar nga prangat, Safet Bajri mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës të premten pasdreke. Ai u arrestua ditën e sotme në Shkodër me urdhër të SPAK.

Bajri dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me akuzat ndaj tij.

Pak ditë më parë, me urdhër të SPAK, RENEA kreu kontrolle në disa vende në Shkodër, mes të cilave edhe në banesën e Bajrit. Kontrollet u kryen për llogari të hetimeve për masakrën e Dobraçit, ku në një atentat humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, si dhe çifti i i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha.

Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskomeptencë me dyshimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe dosjen ia transferoi Prokurorisë së Posaçme.

Të këshilluara

Zjarr në tarracën e një banese në Korçë

Tarraca e një objekti 4 katësh është përfshirë nga flakët në afërsi të lagjes së SMT në qytetin e Korçës. Nga flakët është përfshirë pjesa e brendshme e tarracë...

16:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI