Flash

JD Vance paralajmëron sërish Europën: Aleatë nëse shkojmë në drejtimin e duhur

Lapsi.al 21 February 2025
JD Vance paralajmëron sërish Europën: Aleatë nëse

Nën Presidenti JD Vance paraqiti në vija të përgjithshme pikëpamjet e tij konservatore lidhur me politikën e jashtme, gjatë takimit vjetor të Konferencës së Veprimit Politik Konservator, në praninë e politikanëve të huaj që thonë se mbështesin agjendën e Presidentit Donald Trump. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, gjatë konferencës doli përsëri në pah ndryshimi i qëndrimit lidhur me aleancën SHBA-BE.

Nën Presidenti JD Vance paralajmëroi Evropën: “Natyrisht, do të vazhdojmë të kemi aleanca të rëndësishme me Evropën. Por se sa të forta do të jenë këto aleanca do të varet nga fakti nëse i udhëheqim shoqëritë tona në drejtimin e duhur”, tha Nënpresidenti.

Zoti Vance foli të enjten në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator. Takimi i këtij viti tërhoqi udhëheqës evropianë me prirje të djathtë nga Argjentina, Britania, Polonia, Hungaria dhe Italia.

Analistët thonë se ata po shohin në kohë reale procesin e shpërbërjes së një prej aleancave më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj se duhet ta trajtojmë shumë seriozisht atë që po ndodh në konferencën vjetore. Jemi dëshmitarë të një ndarjeje të Shteteve të Bashkuara nga aleatët tanë tradicionalë në Evropë, nga NATO-ja. Ky është një partneritet 80-vjeçar që tani duket se po pëson krisje. Mendoj se ky është një shqetësim për amerikanët dhe për Evropën”, thotë Jim Kessler nga Instituti “Third Way.

Por jo të gjithë evropianët kanë mospajtime me administratën e Presidentit Trump.

“Jepini fund luftës. Presidenti Trump ka të drejtë. Njësoj siç e ka deklaruar edhe kryeministri jonë, kjo luftë duhet të mbarojë sepse nuk na çon kurrkund. Është marrëzi. Qindra mijëra vetë po vdesin”, u shpreh Balázs Orbán, drejtor politik i Kryeministrisë së Hungarisë.

Diana Iovanovici Șoșoacă, anëtare e Parlamentit Evropian që kryeson një parti të ekstremit të djathtë në Rumani, i tha Zërit të Amerikës se e kishte ftuar administrata e Presidentit Trump. Ajo tha se ishte hera e parë që merrte pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator. Ajo foli mbi pikëpamjet e përbashkëta me Presidentit Trump, qëndrime që sipas saj, çuan në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë për t’i ndaluar pjesëmarrjen në garën presidenciale të vitit 2024.

“Sepse kam qëndrime kundër Bashkimit Europian, NATO-s, kundër nxitjes së luftës, apo çështje të ngjashme. Për shkak të deklaratave të mia për lirinë, sepse isha kundër vaksiminit ndaj Covid- it dhe sepse isha kundër maskave, unë isha zëri i Rumanisë, siç ju jeni Zëri i Amerikës dhe kjo u konsiderua si opinion anti-kushtetues dhe për këtë arsye nuk kisha të drejtë të zgjidhesha”, shprehet zonja Șoșoacă.

Konferenca e Veprimit Politik Konservator ndikoi në ngritjen e zotit Trump në krye të politikave konservatore. Zoti Trump iu drejtua kësaj Konference gjatë mandatit të tij të parë; ndërsa në takimin vjetor të këtij viti, ai pritet ta mbajë fjalën të shtunën. /VOA

Të këshilluara

Rama në Fier, mbledh strukturat e PS

Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, aty ku pritet të zhvillojë një takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut. Rama është shoqëruar edhe...

19:29

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI