Flash

"Heshtje varri" për Veliajn dhe SPAK, ambasada e SHBA reagon për Trump e Rubio

Lapsi.al 21 February 2025
"Heshtje varri" për Veliajn dhe SPAK, ambasada e SHBA reagon

Për arrestimin e Veliajt dhe sulmet e Ramës ndaj SPAK, ambasada e SHBA në Tiranë s'ka asnjë reagim. Reagimi i fundit nga selia diplomatike te Rruga e Elbasanit lidhet me politikën e jashtme të Trump.

“Ky ishte muaji i parë i Administratës Trump. Presidenti Donald J. Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po japin rezultate dhe po çojnë përpara një politikë të jashtme ku Amerika është e Para, e cila synon ta bëjë vendin tonë më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Dhe ne sapo kemi filluar”, shkruan ambasada.

Vetë Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio thotë në postimin e tij në Instagram, se “kur mori detyrën, presidenti Trump deklaroi se politika e jashtme e SHBA-së do të ishte “Amerika e para”.

“Vetëm 30 ditë nën drejtimin e presidentit Trump, ne kemi parë përparim të rëndësishëm në disa nga sfidat më të ngutshme me të cilat përballemi në mbarë botën. Ky është vetëm fillimi. Interesi kryesor kombëtar i Amerikës do të vazhdojë të udhëheqë misionin tonë dhe politikën e jashtme amerikane. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë’, shkruan në rrjetin social Instagram, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Të këshilluara

Rama në Fier, mbledh strukturat e PS

Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, aty ku pritet të zhvillojë një takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut. Rama është shoqëruar edhe...

19:29

(VIDEO) Berisha si kaubojs në zyrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur krejt ndryshe në zyrën e tij. Ai ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqi...

17:02

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI