Flash

Berisha: Ju them kush e dorëzoi në SPAK dosjen për Veliajn

Lapsi.al 21 February 2025
Berisha: Ju them kush e dorëzoi në SPAK dosjen për Veliajn

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua nga vetë kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin “Debat” në A2CNN, Berisha tha se opozita nuk i ka pasur të dhënat që dolën në dosjen e SPAK dhe se ato mund t’i siguronte vetëm qeveria.

“Erion Veliaj është arrestuar mbi bazën e një dosjeje të dorëzuar nga qeveria. Sa për dosjet e opozitës, mos të mendojë njeri se do të arrestohej. Ai nuk u akuzua kurrë për dosjet e opozitës. As i ka hyrë një gjemb në këmbë për to.

Erion Veliajn e arrestoi Edi Rama, mos të krijojmë iluzione. Ato të dhëna unë nuk mund t’i siguroja dot, vetëm qeveria,” – tha Berisha që bëri akuza të forta edhe për ministrin e Pushtetit Vendor, Arbian Mazniku.

“A e dini ju që Mazniku është bashkëkryetar i 5D, me Erion Veliajn. A e dini që Mazniku është i implikuar te dosja e mafias Ndrangheta? Çfarë ndodh me të? Ai kryeson, udhëheq Qarkun e Elbasanit" - tha Berisha.

“Porosinë e dhomës dopio dhe me një shtrat fëmije, atë e thotë vetëm ai që përgjon telefonat”, - shtoi kreu i Partisë Demokratike.

Berisha hodhi poshtë edhe akuzat ndaj tij për lidhje me prokurorin Ols Dado që ka në dorë hetimet për Erion Veliajn dhe gjyqtarin Erion Bani, që e la pas hekurave kryebashkiakun e Tiranës.

I pyetur nëse janë këta njerëz të drejtësisë, të cilëve Rama u referohet si kamikazë, që i dorëzojnë dosjet e krimit dhe përgjimet e Sky ECC dhe EncroChat, Berisha e mohoi kategorikisht.

Madje Berisha tha se ai ka hedhur një akuzë në drejtim të Dados, kur deklaronte se kishte lidhje me të fortin e Shijakut, Altin Hajri, por për të cilën kërkoi ndjesë më vonë.

“Absolutisht kurrë, as njëri as tjetri. Unë e kam dëgjuar emrin e Ols Dados, që u bë prominent, u bë kur unë e akuzova atë pa të drejtë se e lavdëronte Altin Hajri. Doli prokuroria menjëherë tha nuk është ky Olsi, është tjetë, por secili ishte Olsi nuk e tregoi Altin Dumani. Kaq di unë për të.

Po kështu Bani. E kam dëgjuar për herë të parë emrin e Banit, kur kthehu me guxim dosjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Kur tha të hetohet. Edhe ajo mu duke akt i guximshëm i tij. Akt i guximshëm”, - u shpreh Berisha.

Kryedemokrati u ndal edhe te tërheqja e gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi nga çështja “Veliaj”, duke thënë se ajo është kërcënuar.

“Çfarë ndodhi me këtë Ilirjana Olldashin? E futën në depresion, dha dorëheqjen, në një akt tmerri. Dhe thotë nuk jam mirë. Tha jam sëmurë. Dolën me dhjetëra deklarata se po e kërcënojnë nga të gjitha anët atë, Ilirjana Olldashin, e cila është një zonjë absurde në veprimet e saj ndaj meje, por prapë se prapë nuk jam kurrë për ta kërcënuar”, - deklaroi Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në tarracën e një banese në Korçë

Tarraca e një objekti 4 katësh është përfshirë nga flakët në afërsi të lagjes së SMT në qytetin e Korçës. Nga flakët është përfshirë pjesa e brendshme e tarracë...

16:56

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI