Flash

Ambasadori i BE i del kundër Ramës: SPAK duhet të hetojë krimin zgjedhor

Lapsi.al 21 February 2025
Ambasadori i BE i del kundër Ramës: SPAK duhet të hetojë

Pas sulmit të djeshëm që Rama i bëri task-forcës së përgatitur nga SPAK për monitorimin aktiv të zgjedhjeve të 11 majit, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dalë në mbrojtje kësaj iniciative.

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet të organizuar nga shoqëria civile, Gonzato tha se blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri.

Më tej ai shtoi se mirëpret nismësn e ndërmarrë nga aktorët kryesorë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit, për të koordinuar përpjekjet e tyre para zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar krimet e mundshme zgjedhore, si garanci për besim në këto zgjedhje.

Lexo më tej: Edhe një herë kundër Prokurorisë/ Frika e Ramës nga përgjimet në zgjedhje 

Ndërkohë evidentoi se keqpërdorimi i burimeve administrative është një tjetër çështje e ngritur në raporte të ndryshme, që kërkon më shumë vëmendje për të siguruar kushte të barabarta loje.

“Blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri. Mirëpres nismën e ndërmarrë nga aktorët kryesorë, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit, për të koordinuar përpjekjet e tyre para zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar krimet e mundshme zgjedhore, si garanci për besim në këto zgjedhje. Dhe mezi po pres që të dëgjoj më shumë nga këto institucione lidhur me nismën e tyre dhe koordinimin”, tha Gonzato.

Çfarë tha Rama dje: 

“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor, sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet.” 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI