Flash

A do tërhiqen trupat amerikane nga Kosova? Eksperti i Sigurisë: Kjo nuk do të ndodhë!

Lapsi.al 21 February 2025
A do tërhiqen trupat amerikane nga Kosova? Eksperti i Sigurisë: Kjo

Pas negociatave të SHBA-së dhe Rusisë në Riad, gazeta gjermane ‘Bild’ në një artikull shkruante se trupat amerikanë mund të tërhiqen dhe nga Kosova.

Lidhur me këtë eksperti i Sigurisë në Kosovë, Drizan Shala tha se do të ketë dislokim të trupave nga disa vende, si Estoni dhe Lituani, por jo tërheqje.

Ai u ndal edhe tek marrëdheniet jo të mira mes SHBA dhe Kosovës kohët e fundit.

"Kosova nuk i ka mbajtur raportet e mira me SHBA gjatë kësaj periudhe dhe kjo ndikon në një situatë ku Kosova merr kartonin e kuq sa i përket marrëdhënieve me SHBA.

Mund të themi se Kosova duhet që të jetë e vetëdijshme, sepse ato informacione qëndrojnë nëse i referohemi edhe qëndrimit të SHBA për ta ulur koston e shpenzimeve në pjesën e infrastrukturës, i referohet bazave ushtarake që ishin vendosur gjatë luftës së ftohtë në pjesën e ballafaqimit me Bashkimin Sovjetik.

Por, që informacioni i BILD nuk do të thotë tërheqja e trupave amerikane, por do kemi dislokim tek pjesa e Estonisë, Lituanisë dhe Finlandës", tha ai në Report TV.

I pyetur nëse ka rrezik që të ketë një shkurtim të trupave të NATO-së në Kosovë, ai tha se duke iu referuar edhe qëndrimeve të NATO dhe SHBA ata kanë thënë se nuk do të ketë.

"Sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor ne e dimë që forcat e armatosura amerikane në Kosovë janë 660 ushtar të cilët janë të dislokuar në pjesën e rajonit të Ferizajt, pra në pjesën ku forcat ushtarake serbe kanë të dislokuara bazat e saja.

Nëse i referohemi qëndrimeve zyrtare të komandës së NATO dhe Ambasada së SHBA në Bruksel kanë dhënë mesazhin e qartë se nuk do të ketë reduktim të trupave në kontekstin e ofrimit të sigurisë dhe mandatit të misionit që ka KFOR në do të qëndrojmë krah partnereve tanë për të garantuar dhe siguruar një shtrirje operacionale që garanton stabilitetin e rajonit perëndimor.

Amerika po bënë reduktim të shpenzimeve për personelin e saj dhe është e natyrshme që të kërkojë mbështetje nga partnerët që deri më tani kanë gëzuar një siguri të ofruar nga taksapaguesit amerikan", tha ai.

Sipas ekspertit, pa KFOR Kosova do ta kishte të vështirë mbajtjen e ekuilibrit të sigurisë.

"Mungesa e KFOR në Kosovë do të ishte e vështirë mbajtja e ekuilibrit të sigurisë, por nuk do të ketë reduktim apo minimizim sepse Amerika e ka dëshmuar se prezenca e tyre do të jetë e domosdoshme për ta mirëmbajtur sigurinë e ofruar nga KFOR", tha ai.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI