Flash

7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça

Lapsi.al 21 February 2025
7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson

Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte më fortë se rënia e lindjeve. Në të gjithë vendin kishte 1178 lindje më shumë se vdekje, por në 7 qarqe të vendit shtesa natyrore ka qenë negative, sipas të dhënave demografike për vitin 2024 nga INSTAT. Nga 12 qarqet e vendit, Korça kishte rënien më të madhe të shtesës natyrore ku vdekjet ishin shumë më të larta se lindjet. Në qytetin juglindor, vitin e kaluar lindën 1155 foshnja, teksa humbën jetën 1929 persona, ose 774 më shumë se lindjet.

Fieri ishte qyteti i dytë më rënien më të madhe natyrore të popullsisë. Më 2024 në këtë qytet linden 1897 bebe, teksa humbën jetën 2481 veta duke bërë që shtesa natyrore të ishte negative me 584 persona. Në Vlorë numri i vdekjeve vitin e kaluar ishte 554 persona më i lartë se i lindjeve, në Berat kishte 368 vdekje më shumë se lindje, në Gjirokastër kishte 354 vdekje me shumë se lindje, në Shkodër 176 dhe në Elbasan 142.

Vetëm qarqet e Lezhës, Durrësit, Dibrës, Kukësit dhe Tiranë kishin shtesë natyrore negative. Tirana për shkak se ka popullsi më të re në moshë se qarqet e tjera kishte 3047 lindje më shumë se vdekje duke kontribuar në mbajtjen e shtesës natyrore në nivel pozitiv në rang kombëtar. Në Durrës gjithashtu kishte 571 lindje më shumë se vdekjet, në Dibër 243, në Kukës 192 dhe në Lezhë kishte vetëm 22 lindje më shumë se vdekjet.

Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri, e cila përfaqëson diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ka pësuar një rënie të ndjeshme nga viti 1990 deri në vitin 2023. Shtesa natyrore ishte rreth 64,000 persona, me 82,000 lindje dhe 18,000 vdekje. Para pandemisë në vitin 2019 shtesa natyrore ra në 6,624 persona, me 28,561 lindje dhe mbi 22,000 vdekje.

Në vitin 2021 për herë të parë, shtesa natyrore u bë negative, me 3,296 vdekje më shumë se lindje, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19. Në vitin 2024 shtesa natyrore e vendit ishte 1178 pasi në të gjithë vendin lindën 22,425 bebe dhe humbën jetën 2147 persona.

Parashikimet demografike tregojnë se popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë të bjerë në dekadat e ardhshme. Raportet ndërkombëtare sugjerojnë se deri në vitin 2050, Shqipëria mund të humbasë 25% të popullsisë së saj. Rënia vjen prej nivelit të lartë të emigracionit në moshat e reja, duke ndikuar në tkurrjen e popullsisë aktive dhe në shtesën natyrore të vendit. Prej këtyre zhvillimeve mosha mesatare e popullsisë u rrit me 7,5 vite ndërmjet 2011 dhe 2023 kur u zhvilluar dy censet./ Monitor

Të këshilluara

Arrestohet me urdhër të GJKKO, Safet Bajri

Policia ka arrestuar të fortin e Shkodrës Safet Bajri. Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, ndërsa Bajri po transferohet në këto momente...

13:00

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI