Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i 33-vjeçarit: Autorët erdhën në mort

Lapsi.al 20 February 2025
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i 33-vjeçarit: Autorët

Babai i Ramazan Matajt, 33-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje nga vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj në fshatin Dragoç të Shkodrës, ka treguar sot detaje të reja në lidhje më ngjarjen.

Në një lidhje direkte me emisionin “Me zemër të hapur”, Fatmir Mataj ai u shpreh se Arjoni dhe Klismani i shkuan në mortin e të birit, por theksoi se nëse do e dinte të vërtetën do i kishte varrosur së bashku me Ramazanin. Mataj më tej ka hedhur poshtë akuzat e Armela Hasajt se viktima i kishte prishur 2 martesa dhe se e shtantazhonte.

Fatmir Mataj ngre më tej dyshime se ngjarja mund të jetë kryer edhe kundrejt një pagese.

Fatmir Mataj: Nuk është e vërtetë, i ka shteti në dorë nëse lidhjet intime dalin atëherë bravo i qoftë. Nuk mund të flas para kohe. Nëse e kisha ditur këtë punë, atë ditë që më kanë vrarë djalin, unë i kisha vendosur të 3 në një varrim.

Ta kisha ditur këtë çështje, që janë gënjeshtra, të 3 bashkë i kisha bërë bashkë atë ditë dhe i kisha shti në dhe’. Nuk janë të vërteta të deklaratat e saj. Ajo thotë me 24 më ka marrë telefonin, por ai ka qenë në Mal të Zi. Qëndronte 1 ditë kur vinte.

Ata kanë probleme të tjera, unë ia kam lënë Zotit t’i kryejë dhe shtetit. Ata duan që të më acarojnë mua që të më detyrojnë të shkoj në viktimë, siç ma bënë ata mua. Unë kam dyshime të tjera, se e kanë vrarë edhe me lekë.

Pyetje: Ku janë gjetur paratë për vrarës me pagesë?

Fatmir Mataj: Mirë që më vranë djalin dhe më erdhën në varrim, e mort, edhe atje kanë qenë duke më shti në gjak, për radhë të dytë Kam qenë duke vrarë njeriun e gabuar për vëllezërit e asaj. Për faj të tyre isha duke vrarë një njeri tjetër. Ata duan të përfitojnë prej djalit tim.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI