Flash

Trump e shpall veten “mbret”, plasin polemikat në SHBA

Lapsi.al 20 February 2025
Trump e shpall veten “mbret”, plasin polemikat në SHBA

“Taksa e trafikut “vdiq”. Manhattan dhe i gjithë Nju Jorku janë të sigurt. Rroftë mbreti”. Ishte vetë Donald Trump që e shkroi këtë në rrjetin e tij social “Truth” duke iu referuar heqjes së një takse qarkullimi në atë që ai e cilëson “qytetin e tij”.

Për të festuar këtë moment historik, Shtëpia e Bardhë postoi një kopertinë të modifikuar të revistës “Time” duke e prezantuar Presidentin me një kurorë të artë në kokë në sfondin e rrokaqiejve të Manhatanit. Në vend të emrit të gazetës historike shkruhej vetëm “Trump”.

Trump Declares Himself "King" After Move Snubbing New York Governor

“Ne do të shihemi në gjykatë” - iu përgjigj guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, sekretarit për transportin Sean Duffy, i cili i dërgoi asaj letrën ku ishte anulimi i taksës së qarkullimit në Manhatan. “Ne jemi një komb ligjesh, jo i sunduar nga një mbret. Autoriteti Metropolitan i Tranzitit, i cili ishte përgjegjës për zbatimin e taksës, e apeloi menjëherë vendimin në gjykatë” - shtoi ajo.

Trump receives widespread backlash to social post calling himself 'king' | Donald Trump | The Guardian

Kathy Hochul e mbrojti taksën e qarkullimit: “Që kur taksa, e pari e këtij lloji në vend, hyri në fuqi muajin e kaluar, trafiku ka rënë në mënyrë dramatike dhe udhëtarët po shkojnë në punë më shpejt se kurrë. Shfaqjet në Broadway po shiten dhe trafiku i këmbësorëve për bizneset lokale është rritur” – shtoi ajo.

Kopertina e rreme me "Mbretin Trump" ka ndezur debatin politik në SHBA. David Hogg, nënkryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik, u shpreh: “Republikanë, ndaloni së ekzagjeruari dhe ta quani mbret". Përfaqësuesi demokrat i Virxhinias, Don Beyer shkroi në X: "Në Shtetet e Bashkuara, ne nuk kemi mbret".

Këtij koncepti i bëri jehonë edhe Guvernatori i Illinois, JB Pritzker deklaroi: "Si guvernator i Illinois, betimi im është për Kushtetutën e shtetit tonë dhe kombit tonë. Në Amerikë ne nuk kemi mbret dhe unë nuk do të gjunjëzohem para asnjërit prej tyre". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në tarracën e një banese në Korçë

Tarraca e një objekti 4 katësh është përfshirë nga flakët në afërsi të lagjes së SMT në qytetin e Korçës. Nga flakët është përfshirë pjesa e brendshme e tarracë...

16:56

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI