Flash

Shërbimet kadastrale, Mitsotakis i sjell Ramës ekspertizën greke në Tiranë

Lapsi.al 20 February 2025
Shërbimet kadastrale, Mitsotakis i sjell Ramës ekspertizën greke

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi kanë hyrë në një fazë të re me akuj të shkrirë dhe me një frymë tjetër ndërveprimi. Këtë e konfirmuan disa javë më parë të dy kryeministrat Rama e Mitsotakis në Tiranë, por shihet edhe në aspekte të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Një prej tyre është edhe ai që ka nisur tashmë për çështjet e shërbimeve kadastrale. Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, priti në Tiranë një delegacion nga Greqia, i kryesuar nga zv.ministri për Qeverisjen Digjitale, Konstantinos Kyranakis, zv.ambasadori i Greqisë në Tiranë, Athanasios Astrakas dhe Presidenti i Kadastrës Greke, Stelios Sakaretsios.

Në fokus të takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe forcimi i bashkëpunimit për modernizimin e shërbimeve kadastrale, me qëllim ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe transparente për qytetarët.

Ndihma greke për shërbimet kadastrale u kërkua nga kryeministri Edi Rama te homologu i tij Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit dërgoi në Shqipëri pikërisht delegacionin e mësipërm, për t’i hapur më tej rrugën thellimit të bashkëpunimit në terma konkretë.

Falë këtij bashkëpunimi që sapo ka nisur, stafi i ASHK do të përfitojë nga homologët grekë trajnim dhe ekspertizë në përdorimin e teknologjive më të avancuara në menaxhimin e të dhënave. Synohet përmirësimi i proceseve për të siguruar shërbime më të shpejta dhe cilësore dhe më shumë lehtësi për qytetarët.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi me palën greke në fushën e shërbimeve kadastrale është rritja e transparancës dhe standardizimi i procedurave për një Kadastër moderne. Falë dixhitalizimit dhe përpunimit të shpejtë të aplikimeve, ASHK ka ulur si asnjëherë me parë stokun e madh të dosjeve sidomos në kryeqytet ku aktualisht punohet me aplikimet e vitit 2025. Në këtë drejtim po avancohet edhe me zyrat e tjera të ASHK në qytete të tjera të vendit.

Të këshilluara

Zjarr në tarracën e një banese në Korçë

Tarraca e një objekti 4 katësh është përfshirë nga flakët në afërsi të lagjes së SMT në qytetin e Korçës. Nga flakët është përfshirë pjesa e brendshme e tarracë...

16:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI