Flash

Rama: S’ka bir k*rve dhe nëne që të më thotë se kam marrë lekë

Lapsi.al 20 February 2025
Rama: S’ka bir k*rve dhe nëne që të më thotë se

Kryeministri Edi Rama tha para punonjëse të Bashkisë së Tiranës, se s'ka bir kurve e nëne, që të thotë se ai ka marrë lekë për leje ndërtimi, kur ishte kryebashkiak i kryeqytetit.

"Nuk ua rrok truri se mund të ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi por ama u kërkojnë bizneseve pemë për leje ndërtimi.

Ato ndërtimet që u prishën në Lanë atëherë, e dini si janë prishur dhe si është pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton?

Janë prishur me korrupsion! Kam bërë unë korrupsion. I kam thirrur ndërtuesit në zyrë dhe u kam thënë ‘ore naj lek për lejen e ndërtimit keni dhënë?

Më thanë jo, jo, jo… Por mirë, më dini budalla mua që merrni leje ju dhe nuk jepni asgjë?

Atëherë iu thashë ka ardhur koha që t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës.

Ua ndava me copa segmentin e Lanës dhe u thashë merrni buldozerët tuaj, naftën tuaj dhe shkoni prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi.

Dhe në vijën logjike të një sërë hetimeve intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë!

E kam bërë këtë shumë here madje, por ata që dje në çdo pallat të ri shikonin përqindje për leje ndërtimi dhe kur u thashë që s’ka bir kurve dhe nënë që të dali dhe të thotë mua që me ka marrë lekë, më nxorën një burrë që më ka kërkuar falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë por ai vazhdon me kërkon falje", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në sheshin “Skënderbej” para punonjësve të Bashkisë Tiranë, deklaroi se lejet e ndërtimit nuk janë favore dhe as privilegje, por të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve.

"Kush akuzon pa prova për ryshfet për leje ndërtimi, ose e ka bërë vetë ose do e bënte", theksoi kreu i qeverisë.

“Lejet e ndërtimi nuk janë privilegje, favore që i bën kryetari i bashkisë. Janë të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve së bashku. Cilido që akuzon për ryshfet në dhënien e lejeve të ndërtimit pa prova, thjesht ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë po ta kishte në dorë”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI