Flash

Rama: Oligarkët e syve që t’i plasin bretkosave

Lapsi.al 20 February 2025
Rama: Oligarkët e syve që t’i plasin bretkosave

Për Edi Ramën nuk ka oligarkë në Shqipëri. Në fjalimin propagandistik në takimin e thirrur me detyrim sot me punonjës të Bashkisë Tiranë, kryeministri orvatej të shpjegonte një normalitet ekonomik e shoqëror të cilin ne nuk po e shohim dot me sy sepse s'na lenë mediat. Më poshtë pjesë nga fjala e tij.

“Ndërkohë që lërini politikanët e kënetës, se ata ashtu e kanë kokën… Ai Zogu i Zi që ta dini ju kishte brenda një pjesë të pjesës kur u prish, po as këta gazetarët nuk i dëgjova kurrë që të thonë diçka shumë të thjeshtë. Mirë që nga këto kullat dhe ndërtimet merret kaq para e madhe për korrupsion, çfarë është kjo taksë e bashkisë së Tiranës. Në 10 vitet e fundit, dhe këtë duhet ta dëgjojnë të gjithë ata prindër që çojnë fëmijët në shkollë, të ardhurat janë rritur 9-fish në bashkinë e Tiranës.

Tani dëgjoni sa para ka marrë bashkia e Tiranës nga të pasurit për lejet e ndërtimit. Me taksën e “gërhitjes” dhe ekspertëve ‘të shkëlqyer’, bashkia mblidhte 930 mijë euro në vit. Kur me propozim të Erionit (Veliajt), taksa u rrit në 2016, filloj që atë vit me 10-fish. Ndërsa në 2024-ën, janë mbledhur janë mbledhur 146 milionë euro vetëm nga taksa e ndërtimit. Dhe atyre që thonë: ‘s’duam kulla’, i them po rrugë doni, po çerdhe doni, po shkolla doni, po autobusë doni, po kartë studenti doni, po ushqim për fëmijët në shkollat 9-vjeçare doni?

Me çfarë bëhen këto, duke rritur barë në sheshin “Skënderbej”. Se kishte nga ata që thanë se betonizuam sheshin ‘Skënderbej”, po ata i kuptoj se janë delet e kënetës. Ç’të presësh nga ata kur bufi i tyre thoshte: ‘Ju keni ba mrekullinë e 8 t’botës’. Çfarë të presësh nga këta anti-europianë, nga këta sqetull-kazanë. Gjysmë-milionë dollar ka mbledhur bashkia e Tiranës në vitin 2024 nga taksa e ndërtimit vetëm.

Normal pastaj që investimet publike, që në kohën e gërhimës ishin 10 milionë, në tre vitet e fundit kanë qenë mesatarisht 100 milionë. Ky quhet vizion, ky quhet program. Program shpëtimi nga historia e një kënete 500-vjeçare. Ky quhet lidership. Dhe kështu është kush fiton më shumë paguan më shumë. Oligarkët e syve që u plasin bretkosave dhe zhabave të kënetës. Kështu është kur me taksat e mbledhura bëhen investimet e duhura”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI