Flash

Rama distancohet nga Veliaj: S’më takon të them nëse është i pafajshëm

Lapsi.al 20 February 2025
Rama distancohet nga Veliaj: S’më takon të them nëse

Nga sheshi “Skënderbej” në takimin me 6000 punonjësit e Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ia la në dorë drejtësisë që të caktojë nëse kryebashkiaku Erion Veliaj është apo jo fajtor për akuzat që janë ngritur mbi të.

“Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu barra ime është që në këtë detyrë të qëndroj mbi opinionin tim edhe në këtë rast dhe t’ia lë drejtësisë ta ndajë këtë dilemë, duke mbështetur pavarësinë e organeve të drejtësisë”, tha shefi i qeverisë.

Por, Rama kërkoi që pavarësisht betejës së Veliajt me drejtësinë, socialistët e Tiranës të mos dorëzohen, aq më tepër kur vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Duhet të shtrëngojmë dhëmbët, duhet të durojmë dhe të vazhdojmë të luftojmë. Ndonjëherë këto dëme janë vërtet sa të dhimbshme aq edhe të padrejta por kush udhëheq nuk duhet të lëkundet nga asnjë dhimbje në rrugën e drejtë të përmbushjes së vizionet për të cilin e kanë zgjedhur”, nënvizoi Rama.

Më tej kryeministri përcaktoi edhe objektivin kryesor të stafit të Bashkisë dhe punonjësve të saj, ndërsa u dha garanci se ai do të jetë në krah të tyre derisa drejtësia të vendosë për Veliajn.

“Barra juaj e përbashkët është që makineria e Bashkisë të Tiranës të mos fiket asnjë minutë, por të vazhdojë të xhirojë 24 orë në të gjitha drejtimet. Unë jam këtu për t’ju thënë të gjithëve ju se deri kur çështja e kryetarit të Bashkisë të marrë drejtim në një formë apo tjetër, vëmendja ime për Tiranë, bashkinë, problemet dhe nevojat e punës suaj do të jetë e pandërprerë.”

Fjalën e mbylli duke kërkuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme që të ndalin praktikën e burgosjes së kryebashkiaëve pa gjyq.

“Uroj dhe dua të besoj akoma se përtej asaj çka mendojnë për fajësinë e tij, organet e drejtësisë do t’ia japin kryebashkiakut të Tiranës të drejtën elementare të një gjyqi dinjitoz, duke i dhënë fund praktikës brutale të prangave pa gjyq për kryebashkiakë dhe punonjës të shtetit në detyrë kur as janë kapur në flagrancë, as kanë ca prova të prishin dhe as paraqesin rrezik për t’u arratisur.”

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI