Flash

Nuredin Dumani: Si vodhëm 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të politikanit

Lapsi.al 20 February 2025
Nuredin Dumani: Si vodhëm 500 mijë euro në shtëpinë e

Në një seancë të tensionuar gjyqësore, Nuredin Dumani bëri një deklaratë të fortë, duke pranuar se ka qenë pjesë e një grabitje të realizuar në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës. Ai tha se Dorian Shkoza i ka thënë se banesa ku është bërë vjedhja është e dhëndrit të Agron Dukës.

Dumani theksoi se së bashku me të tjerë kishin vjedhur një shumë prej 500 mijë eurosh, të fshehura në një banesë në Shijak dhe Vilbashtovë. Ai tregoi gjithashtu se grabitja ishte kryer me makinën e tij, të cilën e kishte bërë të paidentifikueshme duke hequr targat.

Debati i tensionuar në gjykatë:

Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Collakut, i late leket dhe u larguat.

Dumani: Po

Gentian Sharra: Si more nuk i numërove leket, u largove pa i numeruar, aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutet, si ikin pa numeruar leket.

Keni kryer grabitje banesash?

Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

Të këshilluara

Aksident në Këlcyrë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një ...

19:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI