Flash

Mitingu me punonjësit e bashkisë/ Lubonja: Rama, hije e shëmtuar e Enver Hoxhës

Lapsi.al 20 February 2025
Mitingu me punonjësit e bashkisë/ Lubonja: Rama, hije e shëmtuar

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e ka cilësuar organizimin e mitingut me punonjësit e bashkisë nga kryeministri Edi Rama si "krim elektoral".

Në emisionin "Open" në News 24, Lubonja e quajti Ramën, "hije të shëmtuar të diktatorit Enver Hoxha, pasi organizoi mitingun me punonjësit e bashkisë, në ditën e përkujtimit të rrëzimit të shtatores së diktatorit, më 20 shkurt 1991". Lubonja tha se mitingu në sheshin “Skënderbej” ishte një akt poshtërues dhe demonstrim force ndaj SPAK.

"Një poshtërim për ata që ishin mbledhur aty, se nuk ishte mbledhje pune, ishte një kërcënim, jo vetëm për SPAK por dhe për ne mediat. Ai foli me një gjuhë rrugaçi, deliranti, që ka ndjenjën ominipotencës. Kishte disa shkelje të kushtetutës në fjalimin e tij, për të mos folur për moralin e komunikimit, dhe ata njerëz që rrinin si dele.

Ditën që u përmbys Enver Hoxha, del një hije e shëmtuar e tij sepse Enver Hoxha e thoshte partia, ky thotë unë. Ç’punë ka kryeministri aty, ky është shtet person që është dhe kryetar i Tiranës. Është bërë për t'u lidhur, me fjalët banale që përdori - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

Zjarr në tarracën e një banese në Korçë

Tarraca e një objekti 4 katësh është përfshirë nga flakët në afërsi të lagjes së SMT në qytetin e Korçës. Nga flakët është përfshirë pjesa e brendshme e tarracë...

16:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI