Flash

Krimi zgjedhor/ Rama i kërkon SPAK t’i vërë kapak

Lapsi.al 20 February 2025
Krimi zgjedhor/ Rama i kërkon SPAK t’i vërë kapak

Tingëllon e pabesueshme, por Edi Rama, që ditët e fundit nuk ka qenë hiç mirë, e bëri edhe këtë. Gjatë monologut të tij të mëngjeseve, me të njëjtin t- shirt të zi, kryeministri i vendit i kërkoi SPAK-ut në mënyrë urdhëruese dhe shantazhuese që të mos hetojë krimin elektoral gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.

"Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politikë të survejohet”. Në fakt, kjo deklaratë ishte lajthitja e vërtetë e kryeministrit, i cili me zë dhe figurë urdhëron një pushtet të pavarur të mos kontrollojë patronazhistët, ministrat, deputetët, drejtorët, sekserët, biznesmenët dhe fort të dashurit kriminelë, të cilët i mobilizon sa herë ka zgjedhje për të deformuar votën e shqiptarëve. Madje, nën ankthin se kjo edhe mund të ndodhë, Rama mbërriti edhe në një definicion të rrallë se hetimi i krimit zgjedhor na qenka siç tha ai “ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre". Përkufizim më interesant se ky për të lejuar partinë në pushtet të përsërisë masakrat elektorale, nuk mund të ketë.

Lexo më tej: Edhe një herë kundër Prokurorisë/ Frika e Ramës nga përgjimet në zgjedhje 

Me fjalë të tjera kryeministri po i kërkon SPAK, të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri më sot. Të mbyllë sytë përpara bandave, që përgjimet e dëshmuan qartë se si bënin vota për organizatën e Rilindjes dhe më pas shpërbleheshin me tendera. Të mos hetojë ata punonjës shtetërorë që dalin për të blerë vota, tashmë me çanta edhe në vendet fqinje. Të mos survejojë zyrtarët e policisë ndërsa vihen në rresht për t’i shërbyer qeverisë. Të mos përgjojë drejtorët e pesëdërave rilindase ndërsa paratë e buxhetit i shndërrojnë në vota të trafikuara. Domethënë ta lënë të qetë Edi Ramën që edhe këto zgjedhje t’i zgjidhë siç di ai.

Nëse ka patur një akuzë të fortë dhe të qëndrueshme mbi atë se drejtësinë e re e kontrollon Edi Rama, ka qenë pikërisht tolerimi i qëllimshëm i krimit elektoral që mban në këmbë regjimin e Rilindjes. Bashkë me korrupsionin e tenderave e konçensioneve, që deri më tani nuk është prekur ende nga SPAK, ato kanë qenë dy shtyllat e devizës: vjedhim Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë. Mirëpo, deri më sot, nuk ishte parë e dëgjuar që këtë shërbim të paçmueshëm, kryeministri t’ua kërkonte botërisht, hapur dhe me urdhër djelmoshave të SPAK.

Nënteksti i urdhërit të Ramës për të mos ndërhyrë në “të drejtat politike” të Rilindjes ishte tepër i qartë. SPAK ka leje për të survejuar dhe burgosur fjala vjen Fredi Belerin dy ditë para zgjedhjeve, për të përgjuar përfaqësuesit dhe aktivistët e opozitës si në zgjdhjet e 2021-it, për të mos intimiduar bandat e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit etj, kur janë duke bërë vota për Rilindjen siç na tregoi encrochat, për të ndjekur e mbyllur në qeli drejtues të opozitës që të mos kenë mundësi të dalin në fushatë... Pooor SPAK nuk mund të ketë leje asesi të survejojë apo hetojë partinë në pushtet. Kjo Edi Ramës i duket lajthitje dhe për herë të parë goja i foli atë që kishte në shpirt.

E përveç urdhërit të hapur, pa doreza, për të mos guxuar të hetohet organizata e tij gjatë “veprimtarisë” elektorale, në shfryrjen e kryeministrit përpara kompjuterit ndihej edhe një si “lutje” për SPAK: më lini të marr aq mandate sa dua që më pas t’ua rregulloj, me votën e mazhorancës dhe platformën e Fatmir Xhafës, standartet e drejtësisë që duam.

Lexo më tej: Një profil psikologjik i Ramës pas arrestimit të Erion Veliajt 

Nëse mesazhi i Edi Ramës sot për SPAK ishte i qartë, motivi se përse u detyrua ta bëjë diçka të tillë hapur dhe gati dhunshëm nuk është aq i lehtë për t’u kuptuar. Disa e lidhin me një gjendje të rënduar psikologjike pas zgjedhjeve në SHBA dhe perspektivës së zezë për t’iu afruar Shtëpisë së Bardhë. Disa të tjerë mendojnë se frika nga një Veliaj i penduar, ia ka shtuar pasigurinë. Ca e shohin si tentativë për t’i dhënë zemër ndonjë zyrtari të frikësuar apo banditi të zhgënjyer që të jenë të qetë se nuk do të survejohen.  Dhe nëse kësaj i shtohet dhe paranoja se pas “ngrirjes” së ambasadës së SHBA në Tiranë, dikush tjetër veç atij mund të fusë duart në SPAK, ankthi i pasigurisë bëhet më i fortë. Një pasiguri që për Edi Ramën shndërrohet në tmerr vetëm nga një pyetje që mund t’i kalojë qoftë edhe kalimthi në kokë: po sikur t’i humbas zgjedhjet, çfarë do të bëhet me mua? Dhe mjafton përgjigja e imagjinuar, që frika të dominojë arsyen dhe, me sytë që xhirojnë 360 gradë, të urdhërosh botërisht drejtësinë: mos guxoni të më hetoni në fushatë! Ndoshta ky është kryeministri i parë në botë që kërkon hapur të shpallet i paprekshëm, veçanërisht përpara zgjedhjeve. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Fushata politike anti-SPAK

Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fushatë politike që ka si synim parësor delegjitimimin e SPAK dhe të drejtësisë së re. Si kurrë më parë ...

10:15

Rënia e Velisë është rënia e Edi Ramës

Në 12 vite si kryeministër, Edi Rama nuk është dukur më keq se dy ditët e fundit, pas dërgimit në qeli të atij që ishte projektuar si pasardhës i tij në Partinë...

15:34

Një drejtësi e pavarur, jo e përkryer

Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj nga SPAK, ka prodhuar një reagim të fuqishëm, sidomos në kampin e majtë. Disa kanë hedhur hije dyshimi mbi arrestimin e ...

11:15

Po sikur Albin Kurti të tërhiqej?

Ndonëse pushteti nuk është një frut që shijohet intelektualisht, do qe tejet interesante të shihej një eksperimet, ku kryeministri aktual i Kosovës, të vendoste...

13:14

Partitë e reja duhet të ndryshojnë!

Fushata e Gjergj Bojaxhiut për Bashkinë Tiranë (2015) mbetet një nga fushatat më të veçanta në tre dekadat e fundit. Ajo nisi vetëm me një ide, pa përgatitje dh...

21:24

Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, nuk janë vetëm një përballje mes pushtetit dhe opozitës, as thjeshtë një betejë personale e Albin Kurtit kundër Lumir Abdixhik...

12:19

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI