Flash

I dërguari i SHBA-së për Ukrainën viziton Kievin, pritet takimi me Zelensky-n

Lapsi.al 20 February 2025
I dërguari i SHBA-së për Ukrainën viziton Kievin, pritet

Pas sulmit verbal dhe akuzave të presidentit amerikan Trump, i cili së fundmi e quajti presidentin ukrainas Zelensky diktator, po bëhen përpjekje për ta shtensionuar situatën. I ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, arriti për një vizitë në Kiev.

Kellogg do të takohet edhe me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili në prag të takimit theksoi rëndësinë e një marrëdhënieje të mirë me Uashingtonin.

Zelenski rreth bashkëpunimit me Amerikën

Zelensky tha në një videomesazh: "Për ne është shumë e rëndësishme që ky takim dhe bashkëpunimi ynë me Amerikën në tërësi të jenë konstruktivë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një paqe e qëndrueshme për Ukrainën”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi se kemi të bëjmë me një luftë "që ne në Ukrainë kemi dashur ta mbyllim që në sekondën e parë”. Me këtë deklaratë, ai i kundërshtoi, pa e përmendur Trumpin, akuzat e presidentit amerikan se luftën e kishte nisur qeveria e Ukrainës.

Frika e Kievit

Kievi dyshon se mund ta përjashtojnë nga negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës për të ardhmen e Ukrainës. Në videomesazhin e tij presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me liderët e huaj.

Ai tha se kishte pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidentin francez Emmanuel Macron dhe senatorin amerikan Lindsay Graham një mbështetës i Trumpit. Zelensky tha se e kishte falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën nga të dyja palët në Kongresin Amerikan./ DW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI