Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Samir Mane: Asnjë para dhe tetraplegjik pa karrige me rrota

Lapsi.al 20 February 2025
Samir Mane: Asnjë para dhe tetraplegjik pa karrige me rrota

Fondacioni Mane, në bashkëpunim me Fondacionin "Fundjava Ndryshe", ka prezantuar nismën për të pajisur të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Shqipëri me karrige me rrota. 260 karrige me rrota u shpërndanë në Tiranë si aksion i parë, për të vijuar me shpërndarjen në total të 1,000 karrigeve në të gjithë vendin.

Prezantimi publik i projektit u zhvillua në ambientet e pallatit të sporteve "Asllan Rusi", ku edhe filloi shpërndarja e karrigeve me rrota për rrethin e Tiranës. Ky projekt do të zhvillohet edhe me mbështetjen e Shërbimit Social Shtetëror dhe Shoqatës së “Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë”. Qëllimi i këtij projekti është që asnjë person para dhe tetraplegjik në Shqipëri të mos ndiejë mungesë të një karrigeje me rrota. I nisur në Tiranë, aksioni do të vazhdojë me shpërndarjen e 1,000 karrigeve me rrota në të gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane, tha se shpërndarja e karrigeve me rrota për individë me status para dhe tetraplegjikë është një angazhim sa i fondacionit, po aq edhe personal.

“Kemi sjellë 1,000 karrige me rrota që do të shpërndahen duke filluar nga sot, por jam i sigurt që ky është vetëm hapi i parë. Ju premtoj se Fondacioni Mane do të vijojë punën që të gjithë personat para dhe tetraplegjikë në Shqipëri të kenë karrige me rrota dhe të kenë pavarësinë dhe lehtësinë e munguar”, - tha Samir Mane.

Themeluesi i Fondacionit Mane dhe Grupit BALFIN, Samir Mane, shtoi se kjo nismë është vetëm një përpjekje e radhës, për të garantuar në shoqëri një jetesë dinjitoze për të gjithë individët para dhe tetraplegjikë, e kryesisht për ata me vështirësi ekonomike.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, e përforcoi qëndrimin e Presidentit të Fondacionit Mane.

Ne, nëpërmjet kësaj nisme, së bashku me Fondacionin Mane, do të shkojmë derë më derë, në çdo cep të Shqipërisë, atje ku ka njerëz që vuajnë për një karrige; atje ku na kanë shkruar dhe presin që ne të trokasim në dyert e tyre”, - tha Arbër Hajdari.

Bajram Tirana, Kryetari i Shoqatës “Invalidë Para dhe Tetraplegjikë”, ndërsa ndau eksperiencën e tij personale dhe nevojat e veçanta të individëve që përfaqëson, e cilësoi nismën e Fondacionit Mane dhe organizatës “Fundjavë Ndryshe” si shembullin më të mirë të përpjekjeve të përbashkëta për të ndihmuar dhe mbështetur një shtresë të shoqërisë që ka shumë nevoja.

Të ndodhur në aktivitetin e sotëm, ishin 260 persona para dhe tetraplegjikë që u pajisën me karrige me rrota. Ndërkohë, për pjesën tjetër që nuk e patën të mundur të vinin në prezantimin e projektit, karrigia me rrota do iu dërgohet në shtëpi. Vullnetarët e Fondacionit Mane dhe të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, të mbështetur edhe nga stafi i Shërbimit Social Shtetëror, do të trokasin derë më derë për të dorëzuar karriget me rrota. I njëjti proces do të ndiqet edhe nëpër rrethet e Shqipërisë.

Prej formimit, Fondacioni Mane ka arritur të bëjë një ndryshim të prekshëm në jetën e shumë individëve, duke angazhuar vazhdimisht për çështje të cilat lidhen me edukimin, rininë, ruajtjen e mjedisit, shëndetin dhe mirëqenien e grupeve të caktuara shoqërore në nevojë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI