Flash

Emrat/ Këto janë 10 partitë që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhje deri tani

Lapsi.al 20 February 2025
Emrat/ Këto janë 10 partitë që kanë kërkuar

Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga afati përfundimtar i regjistrimit të partive për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ bën me dije se deri më tani janë 10 pari që kanë kërkuar të regjistrohen.

Nga partitë e mëdha, vetëm Patia Demokratike e ka bërë kërkesën, ndërsa PS duket se po pret ende. Ndërkohë dy partitë e reja, Mundësia e Agron Shehaj dhe Nisma Thurje e Endri Shabanit kanë kërkuar të regjistrohen.

Bie në sy se partia PSD e Tom Doshit dhe ajo "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt nuk janë regjistruar ende.

Në listë janë edhe disa nga partitë e tjera të vogla, të cilat kanë marrë pjesë rregullisht në zgjedhje, por pa arritur të marrin ndonjë rezultat të mirë.

Deri tani kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhje partitë politike:

1. Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK);

2. Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L);

3. Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA);

4. Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD);

5. Mundësia (Mundësia);

6. Partia Kristian Demokrate (PKD);

7. Nisma Thurje (Nisma);

8. Partia e Unitetit Kombëtar (PUK);

9. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD);

10. Partia Bashkimi Demokrat (PBD).

Të këshilluara

Aksident në Këlcyrë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një ...

19:15

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI