Flash

Superiore, ngjeshja e kalendarit një sprovë: zyrtarizohen datat deri në javën e 30-të

Lapsi.al 19 February 2025
Superiore, ngjeshja e kalendarit një sprovë: zyrtarizohen datat deri

Abissnet Superiore do të përballet me një ngarkesë të lartë ndeshjesh, pasi në harkun e vetëm 23 ditëve do të zhvillohen pesë javë të kampionatit. Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar zyrtarisht datat e përballjeve nga java e 26-të deri në javën e 30-të, një periudhë që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në ecurinë e sezonit dhe objektivat e skuadrave.

Java e 26-të (21-22 shkurt)

Java 26

Dinamo City – Laçi 21.02.2025 15:00

Vllaznia – AF Elbasani 21.02.2025 17:30

Partizani – Bylis 21.02.2025 17:30

Skënderbeu – Egnatia 22.02.2025 17:00

Teuta – Tirana 22.02.2025 17:00

Kampionati rikthehet më 21 dhe 22 shkurt me një javë ku duelet e forta nuk mungojnë. Dinamo do të presë Laçin në një sfidë të rëndësishme për zonën e mesme të tabelës, ndërsa Vllaznia do të përballet me Elbasanin. Të premten, Partizani sfidon Bylisin, një duel i rëndësishëm për të dyja ekipet në objektivat e tyre respektive. Të shtunën, përballja mes skajeve të renditjes vë përballë Skënderbeun dhe Egnatian në Korçë, ndërsa në “Niko Dovana”, Teuta pret Tiranën.

Java e 27-të (1-2 mars)

Java 27

Laçi – Vllaznia 01.03.2025 14:00

AF Elbasani – Partizani 01.03.2025 17:00

Bylis – Skënderbeu 02.03.2025 14:00

Tirana – Dinamo City 02.03.2025 17:00

Egnatia – Teuta 02.03.2025 17:00

Java e 27-të vjen pas një pushimi të shkurtër dhe nis më 1 mars me dy ndeshje: Laçi – Vllaznia dhe Elbasani – Partizani. Një ditë më vonë, më 2 mars, zhvillohen tre duele të rëndësishme: Skënderbeu udhëton në Ballsh për t’u përballur me Bylisin, Tirana dhe Dinamo masin forcat në derbin kryeqytetas, ndërsa në Rrogozhinë, Egnatia do të kërkojë të ruajë kryesimin kundër Teutës.

Java e 28-të (5-6 mars)

Java 28

Egnatia – Dinamo City 05.03.2025 14:00

Vllaznia – Partizani 05.03.2025 17:00

Bylis – Teuta 06.03.2025 14:00

AF Elbasani – Skënderbeu 06.03.2025 17:00

Tirana – Laçi 06.03.2025 17:00

Mesjava e 5 dhe 6 marsit sjell një tjetër raund të rëndësishëm në Superiore. Më 5 mars, vëmendja do të jetë te dueli mes pretendentëve, ku Egnatia pret Dinamon, ndërsa Vllaznia sfidon Partizanin në Shkodër. Një ditë më vonë, më 6 mars, do të zhvillohen tri përballje të rëndësishme për mbijetesën: Bylis përballet me Teutën, Elbasani me Skënderbeun dhe Tirana sfidon Laçin.

Java e 29-të (10-11 mars)

Java 29

Dinamo – City Bylis 10.03.2025 17:00

Skënderbeu – Partizani 10.03.2025 17:00

Laçi – Egnatia 11.03.2025 14:00

Teuta – AF Elbasani 11.03.2025 17:00

Tirana – Vllaznia 11.03.2025 17:00

Java e 29-të nis të hënën, më 10 mars, me dy takime: Dinamo – Bylis dhe Skënderbeu – Partizani. Të martën, më 11 mars, zhvillohen tre duelet e mbetura: Laçi – Egnatia, Teuta – Elbasani dhe përmbyllja e javës me supersfidën Tirana – Vllaznia, një nga ndeshjet më të ndjekura të kampionatit.

Java e 30-të (15-16 mars)

Java 30

Vllaznia – Skënderbeu 15.03.2025 18:00

Egnatia – Tirana 15.03.2025 18:00

Bylis – Laci 16.03.2025 15:00

Partizani – Teuta 16.03.2025 18:00

AF Elbasani – Dinamo 16.03.2025 18:00

Fundjava e 15 dhe 16 marsit sjell javën e 30-të, që mund të jetë vendimtare për ecurinë e kampionatit. Të shtunën, Vllaznia përballet me Skënderbeun, ndërsa Egnatia pret Tiranën në një sfidë që mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në kreun e tabelës. Të dielën, kampionati mbyllet me tre ndeshje: Bylis – Laçi, Partizani – Teuta dhe Elbasani – Dinamo.

Lexo më tej: Ekipi kampion, 3 javë më herët: Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ndryshon kalendarin

Me një kalendar të ngjeshur dhe ndeshje të njëpasnjëshme, skuadrat në Superiore duhet të menaxhojnë jo vetëm kundërshtarët, por edhe lodhjen dhe formën fizike të lojtarëve, faktorë që mund të jenë vendimtarë në rrugëtimin e tyre drejt objektivave sezonalë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI