Flash

Shqiptarët tërhoqën 378 mld lekë nga bankomatët

Lapsi.al 19 February 2025
Shqiptarët tërhoqën 378 mld lekë nga bankomatët

Vitet e fundit, numri i bankomatëve është rritur me një ritëm shumë të shpejtë në të gjithë vendin.

Aktualisht, në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, ku vetëm gjatë vitit të kaluar rezultojnë të jenë shtuar rreth 98 ATM ose 9.3% më shumë se në 2023. Por me rritjen e numrit të bankomateve, a janë tërhequr edhe më shumë para?

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në vitin që lamë pas janë realizuar rreth 23 milion tërheqje me kartë përmes ATM-ve. Gjatë 2024, shqiptarët kanë tërhequr 378 miliardë lekë në total, rreth 13.2% më tepër se në vitin pararendës.

Përveç tërheqjes, disa ATM përfshijnë edhe funksionin e depozitimit të parave. Sipas statistikave zyrtare, bankomatet për depozitim parash kanë pësuar një rritje me 7%.

Pavarësisht se ATM-të që përfshijnë edhe depozitimin e parave janë rritur në vitet e fundit, sërish numri i tyre mbetet tepër i vogël në krahasim me ato që shërbejnë edhe për tërheqje. Sipas të dhënave, qytetarët kanë depozituar 50 miliardë lekë në llogarinë e tyre përmes bankomatit.

Në 4 vitet e fundit, 2024 ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të ATM-ve. Llogaritur me vitin 2021, aktualisht numërohen 189 bankomate më shumë. Por, si janë të shpërndara ato sipas rajoneve?

Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra janë 3 rajonet që kanë numrin më të madh të ATM-ve, ndërsa në secilin prej rajoneve të tjera numërohen më pak se 100 bankomate.

Duke qenë se popullsia dhe aktiviteti ekonomik është i përqendruar më shumë në Tiranë, kryeqyteti rezulton me 586 të tillë gjithsej, ndjekur në vend të dytë nga Gjirokastra me 126.

Shtimi i numrit të bankomateve në të gjithë vendin, rrit edhe më tepër aksesin e qytetarëve në shërbimet bankare./Scan

Të këshilluara

Aksident në Këlcyrë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një ...

19:15

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI