Flash

Publikohet lista e pasurive të konfiskuara në Shqipëri

Lapsi.al 19 February 2025
Publikohet lista e pasurive të konfiskuara në Shqipëri

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Ky katalog përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre.

Katalogu është publikuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, veçanërisht bazuar në Ligjin Nr. 34/2019 “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për sekuestrimin, konfiskimin dhe administrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Qëllimi kryesor i këtij publikimi është të sigurojë informimin e plotë dhe të qartë të publikut dhe palëve të interesuara, duke forcuar besimin dhe integritetin në procesin e administrimit të pasurive të konfiskuara.

Nisma për hartimin dhe publikimin e katalogut u ndërmor nga Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, e cila me emërimin e saj në detyrë, në tetor 2024, ngriti grupin e punës dhe urdhëroi realizimin e katalogut, që synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacionin mbi pasuritë e konfiskuara; të përmirësojë llogaridhënien në procesin e administrimit dhe përdorimit të këtyre pasurive; si edhe të nxisë bashkëpunimin dhe besimin midis institucioneve dhe qytetarëve.

Gjithashtu, AAPSK është në proces të hartimit dhe publikimit të katalogut për pasuritë e sekuestruara, ndërkohë që po realizon një inventarizim të plotë të të gjithë databazës së pasurive nën administrim, me qëllim rritjen e mëtejshme të transparencës, eficiencës dhe mirëadministrimit të këtyre pasurive./ SCAN TV

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI