Flash

Plagosja me armë në Kukës, vetëdorëzohet në polici autori bashkë me armën e krimit

Lapsi.al 19 February 2025
Plagosja me armë në Kukës, vetëdorëzohet në polici

Autori i plagosjes së sotme në Kukës, Sebastian Muçmata është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit tip pistoletë. 25-vjeçari plagosi me armë zjarri, Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj. Sebastian Muçmata raportohet se është vëllai i Zenel Muçmatës, që mban postin e drejtorit të shërbimeve në bashkinë Kukës.

Sipas informacioneve policore ngjarja ka ndodhur pas dyshja janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht autorin, Sebastian Muçmata. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij.

Ai është ndjekur me makinë nga autori dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar. Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. 29-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI