Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni pret në Itali komisionerin europian

Lapsi.al 19 February 2025
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni pret në Itali komisionerin

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, priti sot në Palazzo Chigi Komisionerin Evropian për Punët e Brendshme, Magnus Brunner, në kuadër të vizitës së tij të parë në Itali.

Takimi u fokusua në iniciativat e ardhshme të Komisionit Evropian për politikën e migracionit, duke filluar me forcimin e partneriteteve me vendet e origjinës dhe tranzitit të emigrantëve dhe zbatimin e Paktit për Migracionin dhe Azilin, duke përfshirë mundësinë për të sjellë përpara konceptin e ri të 'vendit të sigurt të origjinës'.

Presidentja Meloni përsëriti gjithashtu mbështetjen e saj për një kuadër rregullator të ri dhe më efektiv evropian në lidhje me kthimet, në funksion të paraqitjes së afërt nga Komisioni të një propozimi specifik legjislativ.

Së fundmi, vëmendje e veçantë iu kushtua zgjidhjeve novatore në lidhje me migracionin dhe, para së gjithash, zbatimit të Protokollit Itali-Shqipëri, në lidhje me të cilin u ra dakord të ruheshin kontakte të ngushta operacionale ndërmjet shërbimeve të Komisionit dhe autoriteteve italiane, shkruajë mediat e huaja.

Sakaq komisioneri i lartë i BE-së shkruan në një postim në rrjete sociale se diskutoi me Melonin gjithashtu një qasje të përbashkët për kthimet, si hallka e munguar e Paktit, dhe eksploruan ide të reja për menaxhimin e migracionit. Brunner thotë ndër të tjera se Pakti mbi Azilin dhe Emigracionin është prioritet për këtë vit, dhe çdo gjë do të bëhet me shpejt.

“Faleminderit, Giorgia Meloni, për pritjen e ngrohtë në Pallatin Chigi. Italia është një partner kyç për Komisionin në menaxhimin e migracionit. Zbatimi i Paktit për Azilin dhe Migracionin është një prioritet për këtë vit – aty ku mundemi, do të veprojmë më shpejt. Diskutuam gjithashtu një qasje të përbashkët për kthimet, si hallka munguar e Paktit, dhe eksploruam ide të reja për menaxhimin e migracionit.

Sa i përket sigurisë së brendshme, trajtuam kërcënimet e reja gjeopolitike dhe ato në hapësirën online – elementë kyç të strategjisë që do të paraqes në mars”, shkruan ai.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI