Flash

Kushtetuesja e Serbisë refuzon shqiptarin, por i hap rrugën drejtësisë së Strasburgut

Lapsi.al 19 February 2025
Kushtetuesja e Serbisë refuzon shqiptarin, por i hap rrugën

Beteja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës kundër pasivizimit të adresave me qëllime spastrimi etnik, ka mbërritur deri në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, me gjithë pengesat e shumta.

Shqipëri i vetëm që ka arritur të ezaurojë të gjitha shkallët e gjyqësorit në Serbi është Safet Demiri nga Medvegja. Gjykata kushtetuese serbe ka legjitimuar tërë procesin e çregjistrimit të adresave të shqiptarëve.

Edhe pse Kushtetuesja la lënë në fuqi pasivizimin e adresës, kjo mund të konsiderohet një fitore e vogël pasi i hap rrugën shqyrtimit nga drejtësia ndërkombëtare.

Gjykata kushtetuese vlerësoi se ky kufizim i lirisë së qëndrimit të kërkuesit ishte i justifikuar dhe proporcional, d.m.th. në proporcion me qëllimin legjitim që kërkohet të arrihet në një shoqëri demokratike dhe që në akt gjykimin e kundërshtuar dhe aktet e tjera jepen arsye të mjaftueshme dhe të pranueshme nga Kushtetuta.

‘Kemi një rast që ka kaluar edhe nga gjykata kushtetuese dhe tani është në kohën që të ike në gjykatën e Strasburgut dhe kjo është një pjesë që ne po e presim me padurim nëse ai do te dalë pozitiv, nëse i kthehet e drejta e pronësisë apo të jetë banor i këtyre trojeve’ u shpreh Enkel Rexhepi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Inside Story shkoi në shtëpinë e Safet Demirit në Medvegjë. Ai ka bërë një investim të madh duke ndërtuar një shtëpi 5 katëshe me kushte bashkëkohore. E rrethuar me mure të larta ndërtesa monitorohet nga kamerat, për shkak se i druhet ndonjë veprimi dashakeqës të organizuar nga serbët. Ngjitur me godinën që ka ndërtuar është shtëpia ku ka lindur dhe është rritur. Aty banojnë prindërit e tij. Ne biseduam me nënën e cila tregon se dy djemtë dhe nipi janë çregjistruar nga kjo adresë duke bërë që ata të humbasin çdo të drejtë në vendin e tyre.

Fatimja tregon se djemtë janë informuar rastësisht për çregjistrimin e adresës kur janë paraqitur në stacionin policor për t’u pajisur me kartë identiteti. Ata nuk janë njoftuar se ka nisur një proces ndaj tyre dhe kanë humbur mundësinë e ankimimit. Por Safeti, ka arritur të ndjekë procesin deri në Gjykatën Kushtetuese, duke krijuar precedentin që i hap rrugë ankimimit në Strasburg. Djali tjetër nuk ka nisur një proces gjyqësor, ndërsa së fundmi janë informuar se ka hyrë në fuqi aktvendimi i pasivizimit edhe për nipin e mitur.

Çështje të tjera janë dërguar nëpër gjykatat serbe por shumica ngecin rrugës. Për shkak të presionit që ju bëhet apo kostove të larta financiare, shqiptarët heqin dorë nga procesi dhe tërhiqen.

‘I ndjekin procedurat e para por realisht kur vjen procedura tek pjesa e ku ata realisht kërcënohen prej shtetit ata tërhiqen. Realisht kërcënime gojore, që i theksojnë se nuk ke gjë tjetër ose që nuk të lejojmë më pas të hysh në Serbi dhe ata detyrohen që për të mos pasur probleme për tu kthyer në vendlindjen e tyre sa herë që duan ata shlyhen dhe tërhiqen nga ai proces që e kanë filluar në gjykatë’, u shpreh Enkel Rexhepi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë./Top Channel

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI