Flash

KFOR reagon pas lajmit të BILD se SHBA po tërheq forcat e saj nga Kosova

Lapsi.al 19 February 2025
KFOR reagon pas lajmit të BILD se SHBA po tërheq forcat e saj nga

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR thotë se zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veriatlantike. Në një përgjigje për Insajderi.org ata thonë se po ashtu, SHBA ka bërë të qartë pritshmëritë e tyre, që aletatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë.

“Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës (Veriatlantike), përfshirë praninë e SHBA-së në Evropë dhe se parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s duhet të mbeten të fuqishme.

Si pjesë e kësaj, SHBA e ka bërë të qartë gjithashtu pritjet e saj që aleatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim. Kjo është pjesë e asaj që duhet për të qëndruar gati”, - thuhet në përgjigjen e tyre.

“Angazhimi ynë për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor brenda KFOR-it, përmes kontributit të saj të gjatë, i cili aktualisht arrin në mbi 600 trupa”, - thuhet më tej në reagimin e KFOR.

Tabloidi gjerman "BILD" nëpërmjet burimeve të informacionit raportoi se ka mësuar se Italia është duke bërë përgatitjet për një skenar të mundshëm të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

Ndonëse citojnë presidentin e ri amerikan, Donald Trump, se ka mohuar tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Evropa, BILD në një artikull të titulluar “Europa në frikë! Agjencitë e inteligjencës kanë frikë nga tërheqja e trupave amerikane” citojnë disa burime duke thënë se Italia po bëhet gati për një skenar të mundshëm të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

“Sipas informacioneve të BILD, Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Atëherë aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, si dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”, - thuhet në raportimin e tabloidit gjerman. /Insajderi.org

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI