Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë.
GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u arrestua Erion Veliaj. Dyshohet se biznesmenët kanë përfituar tendera të dyshimtë nëpërmjet bashkisë së Tiranës.