Flash

Dortmund humbet penallti ndaj Sporting, por shkon me 0-0 në 1/8 e Champions

Lapsi.al 19 February 2025
Dortmund humbet penallti ndaj Sporting, por shkon me 0-0 në 1/8 e Champions

Borussia Dortmund arrin në fazën e 1/8-ave të finaleve të Champions League. Verdhezinjtë, që hynë në këtë ndeshje në Gjermani me avantazhin e fitores 3-0 në Portugali, barazuan 0-0 dhe siguruan kualifikimin, ndërsa Sporting Lisbona u eliminua. Skuadra e Kovac pati mundësinë të fitonte edhe ndeshjen e kthimit, por humbi një penallti në minutën e 59' me Guirassy dhe pa një gol të anuluar të Emre Can (73’) për pozicion jashtë loje. Tani, ata do të përballen me njërën mes Lille dhe Aston Villa.

Kualifikimi ishte thuajse i sigurt pas fitores 3-0 në Lisbonë, por Dortmund e zyrtarizoi kalimin në 1/8-at e Champions me barazimin 0-0 në shtëpi kundër Sporting. Gjermanët nuk rrezikuan pothuajse asgjë, madje patën edhe mundësi për ta fituar ndeshjen e kthimit. Rastet filluan pak para gjysmë ore lojë, kur Sabitzer iu afrua shumë golit të 1-0, por Rui Silva bëri një pritje vendimtare. Pak më vonë, portugezët humbën edhe Simoes për shkak të një dëmtimi, duke e zëvendësuar me Debast. Sabitzer ishte sërish i rrezikshëm në minutat shtesë të pjesës së parë, por goditja e tij shkoi mbi kuadrat.

Lexo më tej: Bellingham hesht Etihad, Real përmbys City në fund:PSG e Dortmund prekin kualifikimin

Në pjesën e dytë, Dortmund shpërdoroi disa raste të pastra. Pas dy pritjeve të tjera të Rui Silva ndaj Adeyemi dhe Svensson, portieri portugez shkaktoi faull mbi ish-sulmuesin e Salzburgut në zonë. Guirassy mori përsipër ekzekutimin e penalltisë në minutën e 59', por nuk arriti të shënojë. Rezultati mbeti 0-0 edhe pasi goli i Emre Can u anulua në minutën e 73' për pozicion jashtë loje. Pavarësisht gjithçkaje, Dortmund siguroi kalimin në fazën tjetër dhe tani do të përballet me Lille ose Aston Villa për një vend në çerekfinale. Sportingu, nga ana tjetër, iu afrua fitores në ndeshjen e kthimit me një goditje të Harder që shkoi shumë pranë portës, por në fund u eliminua nga turneu.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI