Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka akuzuar vëllain e Erion Veliajt se po shpërndan para mediave për të mbrojtur atë që e quan kryehajdutin e Tiranës.
Postimi i plotë:
Vëllai i Erion Veliajt shpërndan qeset me para për Lali Vjedhësin!
Të dashur miq, vëllai i Lali Vjedhësit, Arbër Veliaj, që mori miliona euro nga bashkia e Tiranës, erdhi nga Vjena dhe po shpërndan qeset me para mediave për të mbrojtur kryehajdutin e Tiranës!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Mirëmëngjes dr. Arber Veliaj është kthyer para tre ditësh në Tiranë (nga Vienna aty ku ka selinë qendrore të komapnisë dhe ku shoqerohet me Mirel Mertirin, prestanome i Inceneratorit Tiranë, që edhe pse është në kerkim ndërkombëtar, jeton në mes të Vienës) dhe ka filluar fushatën e sulmeve ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO nëpërmjet mediave që sponsorizon.
Fillimisht Arber Veliaj u ka kërkuar mediave e portaleve që të publikohen sulmet e Veliajt nga burgu. E ka takuar dy ditë më parë të vëllan në burg në Durrës ku kanë ndërtuar skemën së bashku.
Po jepen para dhe me çanta për të sulmuar dhe akuzuar këdo, me qëllim që të dalë Erioni në Apelin e Posaçëm me gjyqtare Ilirjana Olldashi.
Erioni dirigjon nga burgu dhe Arbri paguan paratë cash, siç paguan dhe rrogat e një TV që shpif kundër PD non stop, që është ABC News dhe Sokol Balla përshembull ka mare 300.000 euro prej tij.
Strategjia e vëllezërve Veliaj është që këtë çështje ta kthejnë në çështje brekësh kur është çështje e pastër korrupsioni dhe parash në skema oktapodi si mafie korrupsioni.
Janë përfshirë mediat e paguara edhe nga inceneratoret dhe janë po i njejti grup i strukturuar kriminal. Shkojne sa tek Ajola tek Arber Veliaj, te Carlo Bollino, te Taulant Balla, te Mero Baze, te Rudina Xhunga etj.
Arber Veliaj ka qarkulluar rreth 30 milionë euro reklama në 10 vite që Veliaj është kryetar bashkie Tiranë 2015-2025. Vetëm nga kompania One ai ka marrë rreth 5 milione euro vitin e fundit ku ndër to, të paktën 1 milionë euro, kesaj kompanie ia ka dhënë vet Erion Veliaj.