Flash

Aksidenti në Bulqizë, kalimtarja e plagosur niset drejt Traumës

Lapsi.al 19 February 2025
Aksidenti në Bulqizë, kalimtarja e plagosur niset drejt Traumës

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë. Një makinë tip "BMW" nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anash rrugës.

Para se mjeti të binte në kanal ka rrëzuar dy pemë nga e cila është plagosur një grua e cila po lëvizte në këmbë në trotuar. Ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësorë.

Sipas mjekëve të spitalit të Bulqizës e plagosura ka marrë plagë të rënda në trup dhe për këtë arsye është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici.

Të këshilluara

Aksident në Këlcyrë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një ...

19:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI