Flash

Tronditet Brazili, 26-vjeçari Popó ndërron jetë: u gjet pa ndjenja para ndeshjes

Lapsi.al 18 February 2025
Tronditet Brazili, 26-vjeçari Popó ndërron jetë: u gjet
Futbolli brazilian është në zi pas vdekjes së Gabriel Protasio Gomes, i njohur si Gabriel Popó, në moshën 26-vjeçare. Mesfushori i ekipit XV de Jaú u shtrua me urgjencë në spital të dielën, më 16 shkurt, pasi u gjet i pavetëdijshëm nga një prej shokëve të skuadrës gjatë grumbullimit, ndërsa ekipi po përgatitej për mëngjesin para një ndeshjeje në kategorinë A3 të Campeonato Paulista. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore dhe transportit urgjent në spitalin Santa Casa de Jaú, futbollisti nuk arriti të mbijetonte. Rrethanat e sakta të vdekjes janë ende duke u hetuar dhe pritet një raport zyrtar për të përcaktuar shkakun. Popó nuk ishte i grumbulluar për ndeshjen, por kishte vendosur të qëndronte pranë skuadrës dhe ishte bashkuar me shokët e tij në grumbullim. Sipas informacioneve të para nga mediat braziliane, ai u gjet i pavetëdijshëm nga një prej shokëve të tij, ndërsa përpjekjet e stafit mjekësor dhe transportimi në spital nuk patën sukses.

Gabriel Popó ndërron jetë në moshën 26-vjeçare

Ekipi XV de Jaú, i tronditur nga lajmi, lëshoi një komunikatë zyrtare duke anuluar ndeshjen kundër União Suzano në shenjë zie: “Me dhimbje dhe trishtim të madh, njoftojmë vdekjen e futbollistit Gabriel Protasio, i njohur si Popó. Lojtari mori ndihmën e parë në ambientet e klubit dhe u transportua me urgjencë në Santa Casa de Jaú. Shkaku i vdekjes është ende duke u hetuar dhe do të konfirmohet pas publikimit të raportit nga organet përkatëse.” Në deklaratë, klubi shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për familjen e futbollistit: “Në këtë moment dhimbjeje, shprehim solidaritetin tonë me familjen, anëtarët e klubit, miqtë dhe shokët e Gabriel Popó. Urojmë që kujtimi i tij të nderohet dhe të gjejmë forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.” Gjithashtu, Federata e Futbollit e São Paulos shprehu keqardhjen e saj të thellë për ndarjen nga jeta të Gabriel Popó, duke shprehur ngushëllime për klubin dhe familjen e tij. Vdekja e papritur e futbollistit ka shkaktuar një valë ngushëllimesh dhe emocione të forta nga shumë klube dhe tifozë brazilianë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI