Flash

Përjashtimi i Ukrainës nga negociatat, Zelensky shtyn udhëtimin në Arabinë Saudite

Lapsi.al 18 February 2025
Përjashtimi i Ukrainës nga negociatat, Zelensky shtyn udhëtimin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të shtyjë vizitën e tij zyrtare në Arabinë Saudite deri më 10 mars, pasi Kievi u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Riad të martën. Zelensky kishte thënë se ai ishte planifikuar të vizitonte Arabinë Saudite gjatw kesaj jave.

“Ne nuk ishim të ftuar në këtë takim ruso-amerikan në Arabinë Saudite. Ishte një surprizë për ne. Mendoj se ishte një surprizë për shumë njerëz”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, pas përfundimit të bisedimeve SHBA-Rusi në Riad. “Ne jemi absolutisht të sinqertë dhe të hapur. Nuk dua asnjë rastësi. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të shkoj në Arabinë Saudite”, tha ai sipas CNN.

Zelensky tha se ai dëshiron që lufta të përfundojë, “por ne duam që ajo të jetë e drejtë dhe që askush të mos vendosë asgjë pas shpine”.

“Ju nuk mund të merrni vendime pa Ukrainën se si t’i jepni fund luftës në Ukrainë, në asnjë mënyrë,” theksoi ai.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se ai pret që një delegacion amerikan të mbërrijë në Kiev. Zelensky tha më herët se Keith Kellogg, i dërguari Rusi-Ukrainë i administratës Trump, i cili nuk ishte pjesë e delegacionit amerikan në Riad, ka planifikuar të vizitojë Ukrainën të enjten.

Të këshilluara

Marco Rubio: Hamasi duhet zhdukur!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio po qëndron sot në Arabinë Saudite si pjesë të një vizite në rajon, të përqendruar në armëpushimin ndërmjet Izraelit dh...

21:43

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI