Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 18 February 2025
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.

Ndërkohë zonat malore përgjatë shtrirjes verilindore – juglindore do të kenë vranësira të dendura duke gjeneruar momente me flokë dëbore. Në skajin jugor priten reshje të pakta shiu. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Kosovë

Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë paradites duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Gjatë pasdites do të ketë vranësira disi më të shpeshta në shumë zona të Kosovës ku në zonat jugore do të gjenerojnë reshje të izoluara dëbore. Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat e mëngjesit, por ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja e shënuar në qytetin e Mitrovicës deri në 5°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent verilindor.

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë do të paraqitet republika e MV gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV, më të fokusuara në zonat jugore dhe jugperëndimore duke sjellë momente me flokë dëbore. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat e mëngjesit, por ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi verilindor.

Europa

Rajoni i Baltikut si edhe Europa lindore do të përfshihen nga vranësira duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta. Po ashtu, ishujt Britanikë do të përfshihen vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta.

Të këshilluara

Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa lidhur me shpenzime marramendëse q...

12:59

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI