Flash

Metalurgët e Burrelit në protestë për pagën

Lapsi.al 18 February 2025
Metalurgët e Burrelit në protestë për pagën

Përgjysmimi i pagës ka detyruar metalurgët e uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit të protestojnë për të kërkuar zbatimin e kontratës.

Sipas tyre kompania turke ka ulur vetëm pagën e punëtorëve dhe jo të administratës dhe për këtë arsyee ata kanë deklaruar se do të vijojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Metalurgët e uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit kanë protestuar këtë të martë ndaj kompanisë turke Yildirim Holding Group e cila prej disa muajsh ka përgjysmuar ditët e punës për punëtorët. Metalurgët thonë se kompania ka shkelur kontratën dhe se i ka diskriminuar pasi përgjysmimi i rrogës është bërë vetëm për ta dhe jo për administratën.

Metalurgët shprehen se nuk pranojnë këto kushte pasi janë në shkelje të kontratës dhe se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në rikthimin e rrogës së plotë dhe madje protesta e tyre do të shkojë deri në Tiranë.

Metalurgët i kërkojnë kompanisë reflektim dhe zgjidhjen e problemit ndryshe do të përshkallëzojnë protestat dhe do t'i drejtohen të gjitha institucioneve ligjzbatuese.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI